☁️
Tiranë 23°C · Vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 91.33 ▲3.45%
ARI 4,152 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,948 ▼ -1.33% ETH $2,567 ▼ -1.88% XRP $1.4107 ▼ -3.94% SOL $114.9600 ▼ -3.07%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.33 ▲3.45 % ARI 4,152 ▲0.28 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 91.33 ▲3.45 % ARI 4,152 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Boterori

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përke

Tashmë kemi një kandidat rival të Infantino-s për zgjedhjet e kreut të FIFA-s.

Ramon Vega, 55 vjeç, ish-mbrojtës i Zvicrës, Cagliari-t dhe Tottenham-it, ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet për presidencën e FIFA-s, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Që nga tërheqja nga futbolli i luajtur në vitin 2004, Vega punon në sektorin financiar. “Do të kandidoj për të ribashkuar familjen e futbollit botëror, për të bërë reformat që duhen dhe për të modernizuar FIFA-n. Dua të rikthej stabilitetin dhe besueshmërinë, për të cilat sporti ynë ka nevojë urgjente”, – ka deklaruar Vega.

Vega e provoi për herë të parë në 2015-ën, pas pezullimit të ish-presidentit Sepp Blatter. Katër vjet më pas tentoi të sfidonte Infantino-n, por nuk mundi të siguronte mbështetjen e duhur për të qenë në listën e kandidatëve. Nuk arriti kuotën e e kërkuar prej 5 federatash nga 211 në total.

“Kandidoj sepse jeta më ka përgatitur t’i shërbej këtij sporti. Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave, apo drejtuesve. Futbolli u përket të gjithëve: lojtarëve, trajnerëve, arbitrave, tifozëve, klubeve, ligave, shoqatave dhe komunitetit. Drejtuesit e tanishëm e kanë demoralizuar botën e futbollit.

Një qeverisje e dobët ka kompromentuar besueshmërinë e FIFA-s, ka zbehur besimin e gjithë familjes futbollistike globale. Duhet ta ndalim këtë konflikt para se të degjenerojë. Nuk duhet lejuar kurrë që lufta e pushtetit mes krerëve të dëmtojë lojtarët, trajnerët e tifozët. Ata nuk janë përgjegjës për këtë konflikt. Meritojnë më të mirën. Futbolli është në reanimacion, i lidhur me aparaturat e mbijetesës”, – shtoi Vega.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.