🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,975 ▼ -0.17% ETH $2,245 ▲ +0.2% XRP $1.1729 ▼ -1.52% SOL $89.9300 ▼ -0.44%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 5 fëmijë të kopshtit nr.10 në Vlorë marrin mjekim në spital

Pesë fëmijë në kopshtin nr. 10 në qytetin e Vlorës janë paraqitur në repartin e Pediatrisë për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore gjatë mbrëmjes së kaluar.

Fëmijët kanë pasur kryesisht dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme. Nga shtatë rastet e paraqitura në spital, pesë prej tyre janë shtruar në repartin e Pediatrisë, ku vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, sipas prindërve, edhe disa fëmijë të tjerë kanë shfaqur të njëjtat simptoma, por kanë marrë shërbim mjekësor në banesë.

Pas evidentimit të rasteve, spitali ka njoftuar Institutin e Shëndetit Publik, specialistët e të cilit kanë marrë mostrat përkatëse për analiza laboratorike.

Aktualisht priten rezultatet e analizave, të cilat do të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një rast helmimi ushqimor dhe cili mund të ketë qenë shkaktari.

Deklarata e spitalit të Vlorës

Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma të gastroenteritit, ndërsa gjatë ditës së sotme është regjistruar edhe një rast tjetër.

Menjëherë pas evidentimit të rasteve, është njoftuar Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë, specialistët e së cilës kanë mbërritur në spital dhe kanë kryer marrjen e mostrave për analizat përkatëse laboratorike.

Aktualisht, po vijon hetimi epidemiologjik dhe vlerësimi laboratorik për identifikimin e shkakut të këtyre rasteve.

Spitali Rajonal Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e shëndetit publik, po monitoron situatën dhe po ndjek të gjitha procedurat e nevojshme për vlerësimin dhe menaxhimin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.