Libri

E ardhmja e leximit

Si do të lexojmë ne në të ardhmen? A do të ketë më libra pas 100 vjetësh? Apo vetëm libra elektronikë? Mendime mbi leximin në kohën digjitale nga redaktori i DW, Jochen Kürten.

Pyetja është se çfarë do të lexojmë në të ardhmen dhe jo si? Sigurisht shumë bëjnë pyetjen, se si do të lexojnë njerëzit në një të ardhme të afërt. Dhe kjo pyetje është e justifikueshme. A do të vazhdojnë të ekzistojnë librat. A do ta zëvendësojë e-book (libri elektronik) letrën? A do të ketë përsëri biblioteka pas 100 vjetësh? A do të qëndrojnë studentët dhe të interesuarit përsëri para dollapeve të librave duke kërkuar atë, që u duhet? A do të ketë edhe më tej librari, apo do të zëvendësohen me gjigandet e shërbimeve dhe porosive si Amazon?

Do të lexojnë njerëzit vetëm në tableta (apo edhe në pajisje të tjera, që ne nuk mund t’i marrim me mend sot) për të marrë informacionin? Edhe romanet dhe tregimet do të lexohen mbi xhamin me shkëlqim? Të gjitha këto pyetje shtrohen shpesh. Ka disa vite, që diskutohet për këtë. Dhe me hyrjen në përdorim të aparaturave gjithnjë e më të sofistikuara të leximit, smartphones dhe tableta, zhvillohet gjithnjë e më shumë ky debat, të paktën tek një pjesë e diskutuesve.

Shumë përgjigje, shumë spekulime

A do të ketë në të ardhmen vetëm libra elektronikë?
A do të ketë në të ardhmen vetëm libra elektronikë?

Dhe që tani ka shumë përgjigje për shumë pyetje. Po, thotë njëra palë, gjithnjë e më shumë njerëz nuk shohin më në libra, por i lexojnë tekstet në aparaturat e leximit. Jo, është përgjigja tjetër, aparaturat për lexim në Gjermani së paku përdoren vetëm 5 përqind dhe nuk janë konkurrencë serioze e librave.

Por me siguri që libri do të marrë fund në një të ardhme të afërt, thotë njëra palë me bindje të madhe. Nuk do të ketë më burime letre për të prodhuar librat klasikë. Libri tradicional do të marrë fund vetiu, që tani ai është diçka për të djeshmit e përjetshëm të një brezi, që po vdes. Të rinjtë e sotëm nuk marrin më thujase aspak librin në dorë dhe asnjë tekst të shtypur në letër dhe po qe se ndodh, vetëm për të marrë informacione për përdorimin e smartfonëve të fundit.

Jo, edhe në të ardhmen do të ketë libra, kundërshtojnë mbrojtësit e librit. Enciklopeditë po, ata ndoshta do të shuhen. Por librat e tjerë jo. Romanet dhe tregimet edhe në të ardhmen do të lexohen në libra. Përsa i përket shitjes, libraritë e mëdha nuk kanë shpëtuar pa dëm, por libraritë e vogla, të specializuarat dhe ato letraret lulëzojnë, mendojnë mbrojtësit e sistemit “të vjetër”. Dhe pastaj shtëpitë botuese! Krijohen vazhdimisht të reja, njerëz të librit me formim klasik ka për të patur gjithmonë.

Pra të gjitha këto janë debate të nevojshme dhe të dobishme. Ata zhvillohen në panairet e librit dhe në fejtone, në festivale letrare dhe privatisht në shtëpi në mes njerëzve, që janë të interesuar për tregun e librit. Ndonjëherë më shumë, ndonjëherë më pak debatohet dhe spekulohet duke parë nga e ardhmja. Disa gjëra mund t’i konstatosh që tani. Humbjet e disa librarive të mëdha dhe fitimet e ofruesve si Amazon. Mund të shohësh se tekstet profesionale lëvizin më shumë në mjedisin elektronik, nga ana tjetër belletristika ka ndihmuar për një farë rikthimi të librit klasik, të bërë mirë.

Jochen Kürten
Jochen Kürten

Le të vijmë te pyetja e fillimit. Unë mendoj se disa, që filozofojnë me aq zell për e-book (librin elektronik) dhe për transformimin dixhital, e bëjnë edhe për arsye se librat nuk u interesojnë aspak. Jo përmbajtja, sepse është shumë më e thjeshtë të flasësh për statistika dhe të dhëna, për tregje, se sa për një roman të Lutz Seiler, që trajton në 450 faqe të kaluarën e RDGj-së. Apo për përkthimin e ri të një romani klasik prej 1000 faqesh të Balzacut.

Ajo që dua të them është, se me gjithë interesin për transformimin e teknikës së kulturës të të lexuarit, është edhe çështje kohe. Të lexosh të kushton kohë nga jeta. Për mua kjo nuk është kohë e humbur. Por për të spekulluar vazhdimisht, se si do të lexojmë pas 50 vjetësh, për këtë nuk kam kohë. Më mirë lexojë një libër të bukur!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button