☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,797 ▼ -0.28% ETH $2,236 ▼ -0.24% XRP $1.1605 ▼ -1.5% SOL $89.2900 ▼ -0.99%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

E ardhmja e Silvinjos në pikëpyetje, trajneri dhe presidenti Duka nuk ndajnë të njëjtin mendim

E ardhmja e trajnerit Silvinjo nuk është vendosur. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se i ka ofruar vazhdimin e bashkëpunimit. Për të mësuar të ardhmen e Silvinjos, nuk është e qartë se kur do të vijë përgjigjia. Trajneri Silvinjo tha pas humbjes me Poloninë, që kontrata e tij është deri në korrik dhe […]

E ardhmja e trajnerit Silvinjo nuk është vendosur. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se i ka ofruar vazhdimin e bashkëpunimit. Për të mësuar të ardhmen e Silvinjos, nuk është e qartë se kur do të vijë përgjigjia.

Trajneri Silvinjo tha pas humbjes me Poloninë, që kontrata e tij është deri në korrik dhe më pas do të vendoset. Në anën tjetër, presidenti Duka u shpreh se vendimi do të merret para miqësoreve të qershorit.

ÇFARË THA TRAJNERI SILVINJO:

“Kontrata është deri në muajin korrik dhe më pas do të vendosim. Ka qenë një rrugëtim prej tre viteve ku ka ndodhur çdo gjë, ka pasur lojtarë që kanë luajtuar 90 minuta të dielën dhe mërkurën, ka pasur lojtarë që nuk kanë marrë minuta fare dhe pa skuadër fare, ajo çfarë ka bërë diferencën është se kanë bërë mirë për ne, jemi një skuadër në rritje, jam krenar për mënyrën si janë prezantuar në ndeshje, ata lënë çdo gjë në fushë dhe kanë kënaqësi për të përfaqësuar Shqipërinë”, u shpreh Silvinjo pas humbjes me Poloninë”.

ÇFARË THA PRESIDENTI I FSHF-SË, ARMAND DUKA:

“E kam pyetur si e ndjen veten, nëse e udhëheq përsëri këtë skuadër apo jo. E kam detyrim që të jem transparent dhe po i them bisedat siç i kemi bërë me trajnerin. Ai më ka pyetur “Si e mendon ti?”. Në këndvështrimin tim ke energji akoma i thashë. Ai do marrë kohë për ta menduar dhe për të më dhënë përgjigje. Nuk do të thotë që nëse thotë po, ne do të ofrojmë një kontratë të re. Por do të vendosim para ndeshjeve të qershorit nëse ne do vazhdojmë me trajnerin apo me një tjetër”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.