roze
“E dashuroj trupin tim”
Serena Williams ka treguar për revistën “Self” format e saj trupore.
Tenistja amerikane, e cila po përgatitet për pjesëmarrjen në “Rio 2016”, do të përpiqet të fitojë medaljen e saj të artë numër 5 në karrierë dhe nga seti fotografik në plazh, duket se është shumë në formë.
“E dashuroj trupin tim dhe nuk do të ndryshoja asgjë rreth tij. Nuk i kërkoj njeriu të ma pëlqejë trupin, thjesht të më lënë të qetë. Dua që të ndikoj për mirë te vajzat që kanë format e mia dhe dua që ato të ndihen mirë me veten e tyre”, tha në intervistë Serena Williams.