☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.20 ▼2.1%
ARI 4,729 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,902 ▲ +4.31% ETH $2,160 ▲ +5.71% XRP $1.3517 ▲ +3.84% SOL $82.5600 ▲ +3.42%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.20 ▼2.1 % ARI 4,729 ▲1.04 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.20 ▼2.1 % ARI 4,729 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

E dogji Vettingu, gjykatësi: Fali Zot se nuk dinë çfarë bëjnë!

Luftë klasash. Kështu e cilëson gjyqtari shkodran Fuat Vjerdha, shkarkimin e tij nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në një mesazh të publikuar në “Facebook”, Vjerdha, tashmë ish-gjykatës i Apelit Civil në qytetin e Shkodrës falënderon miqtë për mbështetjen dhe mesazhet e dërguara në adresë të tij, ndërsa rikujton vitin 1973. Vit në të cilin ai thotë se nuk iu dha e drejta e studimit nga komunistër në pushtet për shkak të luftës së klasave.

Edhe vendimi për të në KPK, sipas Vjerdhës është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave. Në fund, ish-gjyqtari ka një lutje për ata që dhanë këtë vendim për të dhe një kolege tjetër.

Kujtojmë se gjyqtari Vjerdha ishte një prej atyre që votuan kundër heqjes së burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin.

POSTIMI
Të dashur miq!

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen qe po më jepni me mesazhet tuaja dhe keqardhjen qe shprehni për shkarkimin tim nga detyra fisnike e gjyqtarit, të cilën e ushtrova për 25 vite.
Kjo situatë më kthej në vitin 1973, kur mua, që kisha mbaruar maturën me mesatare 10, nuk mu dha e drejta e studimit nga komunistet ne pushtet, ne kuadër të zhvillimit të luftës së klasave.
Edhe atëherë, si sot, keqardhja shprehej nga të djathte e të majtë qe më njihnin.
E përsëris se nga salla e vettingut kam dalur kryenaltë, sepse u provua që nuk kam qenë dhe nuk jam i korruptuar, nuk kam lidhje me grupet kriminale, nuk kam asnjë pasuri të paluajtshme, të krijuar nga unë, përveç atyre te trashëguara nga e ndjera nëna ime, bijë e familjes Tafilica, e respektuar në Shkodër.
Gjithçka tjetër është shprehje e formave moderne të vazhdimit të luftës së klasave, që po zhvillohet ndaj asaj pjese të shoqërisë sonë, e persekutuar gjatë monizmit, që unë kam përfaqësuar në gjyqësorin shqiptar.
Mos ndjeni keqardhje për mua, por për ata që përgatiten dhe dhanë vendimet e datës 10.06.2019, kundrejt meje dhe një zonje tjetër shkodrane, kryetares së Gjykatës së Tiranës. Fali zot se nuk dijnë ç’a bajñë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.