roze
E pabesueshme! Lady Gaga, me fustan të thjeshtë për ditën e dasmës
Lady Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, njihet për një stil të veçantë dhe të çuditshëm në veshje, por në ditën e saj të martesës me Taylor Kinney, ajo ka vendour t’i marrë gjërat më seriozisht.
Një burim ka thënë: “Ky hap për të është shumë i rëndësishëm dhe ka vendosur të martohet si Stefani dhe jo si Gaga. Stefani është një natyrë më e mbyllur se sa Gaga. Ajo ka porositur skuadrën e saj të stilojë një fustan të thjeshtë dhe elegant”.
Gjithashtu, thuhet se çifti po planifikon këtë verë një dasmë shumë tradicionale, pritja e së cilës do të organizohet në restorantin e babait të këngëtares në Nju Jork.