E qeshura forcon kujtesën
Mjaftojnë buzëqeshjet e shëndetshme për ta mbajtur të kthjellët kujtesën tonë ndër vite? Sipas një studimi të ri amerikan është pikërisht kështu; të qeshësh ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit) që dëmton neuronet e trurit, përfshi këtu edhe aftësinë e tij për të kujtuar. Kështu pra që e qeshura mund të shërbejë edhe si terapi për të ruajtur kujtesën afatshkurtër, që zvogëlohet me kalimin e moshës.
Që e qeshura i bën mirë shëndetit është provuar edhe në studime të mëparshme, por ky studim i ‘Loma Linda University’, në Kaliforni është veçanërisht interesant.
Studiuesit kanë përshirë në studim 2 grupe personash të moshës 60-70 vjeç që iu nënshtruan testeve specifike për vlerësimin e kapacitetit të memories, me ndryshimin e vetëm se njëri nga grupet iu nënshtrua testit pasi për 20 minuta kishte parë disa video gazmore. Rezultati treguan se tek personat që kishin qeshur niveli i kortizolit ishte reduktuar në mënyrë të ndjeshme, por jo vetëm kaq; këta persona kishin arritur rezultatet më të larta në test.