roze
E re dhe e bukur!
Lana Del Rey nuk na ka zhgënjyer me setin e saj të fundit fotografik për ‘Galore’. Këngëtarja e famshme ka ekspozuar dekoltenë e saj të bollshme për të dashurin fotograf Francesco Carrozzini.
Lana ka zgjedhur veshje të viteve ’70 për këtë set fotografik.
29-vjeçarja thotë në intervistë se shkruan tekste këngësh vetëm për gjëra që ka dijeni.
“Shkruaj vetëm për gjërat që di dhe historitë që tregoj në këngët e mia nuk dua t’i diskutoj. Kjo gjë më vështirëson intervistat dhe unë jap intervista vetëm kur e di që kam krijuar një muzikë të denjë për ta mbështetur”, thotë Lana Del Rey.