☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,362 ▼1.77%
DOW 45,092 ▼1.89%
NASDAQ 20,936 ▼2.2%
NAFTA 100.40 ▲6.27%
ARI 4,540 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,976 ▼ -3.91% ETH $1,991 ▼ -3% XRP $1.3252 ▼ -1.88% SOL $82.6800 ▼ -3.58%
S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 % S&P 500 6,362 ▼1.77 % DOW 45,092 ▼1.89 % NASDAQ 20,936 ▼2.2 % NAFTA 100.40 ▲6.27 % ARI 4,540 ▲2.98 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

E shkarkoi nga detyra, Lazimi padit Ekonomin, ministrja: Zbatoj ligjin

Drejtori i shkarkuar i Postës Shqiptare Majlind Lazimi ka paditur ministres e Ekonomisë Milva Ekonomi për largim nga puna pa motiv.

Në një prononcim për mediat, Lazimi theksoi se shkarkimi i tij nuk kishte asnjë motiv, duke e cilësuar si shkelje të ligjit vendimin e ministres Ekonomi.

“Kam bërë një kallëzim në adresë të ministres Ekonomi, për shkelje të plotë të ligjit. Ky është urdhër i paligjshëm dhe kjo ka qenë arsyeja pse kam ardhur këtu.

Nëse do kishte diçka ligjore që unë kam shkelur do ishte e ndershme për të gjithë të jepej arsyeja, nuk kam asgjë të shkruar veç një urdhri për lirim nga detyra, pa motivacion, argumentim. U hap si lajm në media për përfshirje në fushatë, por nuk ka asgjë për këtë, duhet të jepet arsye logjike, qoftë edhe jo ligjore.

Besoj se është e nevojshme që secili të ndjekë argumentet, unë të miat i kam depozituar në prokurori, dhe në Gjykatën Administrative për ta shpallur urdhrin të pavlefshëm”, deklaroi Lazimi.

Ndërkohë ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e drejtorit të postës Majlind Lazimi.

Ekonomi u shpreh se shkarkimi i tij është bërë brenda të gjitha procedurave ligjore.

“Kam të drejtën që më jep ligji për emërime dhe shkarkimi edhe për shoqëritë anonime. Jam në zbatim të detyrave që më jep ligji”, është shprehur ministrja.

Ndërsa Majlind Lazimi e ka cilësuar vendimin të padrejtë dhe për këtë ka kallëzuar ministren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.