roze
Edhe 3 muaj jetë për Cher?
Mediat amerikane shkruajnë se këngëtarja ka anuluar disa turne në SHBA, për shkak të gjendjes shëndetësore të saj.
Thuhet se Cher është prekur nga sindroma Epstein-Barr, një çrregullim që ndikon në sistemin imunitar dhe i bën njerëzit më të prekshëm nga infeksioni bakterial dhe viral. Në qoftë se nuk i nënshtrohet transplantimit”,-thotë tabloidi ‘Globe’, këngëtarja do të ketë vetëm tre muaj jetë.
Infeksioni i ka prekur veshkat dhe procesi i shërimit është ngadalësuar tek Cher. Si pasojë e kësaj, këngëtarja ka vendosur të anulojë aktivitetin e saj muzikor.