Edhe Miley bëhet nostalgjike për “Hannah Montana”…por e kalon shpejt
Është ylli i pafajshëm i Disney-t që u transformuar brenda një kohe të shkurtër në njërën prej këngëtareve më provokuese në videoklipe dhe skena koncertesh.
Ky transformim drastik ka habitur edhe vetë protagonisten e tij, Miley Cyrus.
Këngëtarja u shndërrua në nostalgjike dhe postoi në rrjetet sociale një foto të hershme të saj me mbishkrimin: “Kush dreqin…? Çfarë dreqin…?”
Fotoja ishte e arkivës së 2011, kur ishte ende një “Hannah Montana”.
Nostalgjia zgjati pak dhe Miley iu rikthye të tashmes, kur postoi një tjetër foto provokuese me një dekolte paksa të hapur, me një mbishkrim akoma më provokues. “Mendoni se po të ngrë pak gjoksin mund të marr më shumë ndjekës? A duhet t’i rris prap flokët?”, pyet këngëtarja 22-vjeçare ndjekësit e saj.