Kronika

Edhe Skënderbeu kërkon rikthimin e policisë në stadiume

Pas Presidentit te Kukësit Safet Gjicit, është edhe ai i Skënderbeut, Ardjan Takaj, që thotë se policitë private nuk mund të garatojnë sigurinë në stadiumet shqiptare. Trazirat e tifozëve në ndeshjen e 17 Gushtit mes ekipit të tij dhe Partizanit në Korçë ishte një shenjë se nuk mund të vazhdohet kështu sipas Takajt.

“Do t’i bashkohem Gjicit dhe jam gati që nesër të bojkotohet kampionati, sepse nuk është vetëm Kategoria Superiore, por edhe Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë kur të nxehet gara. Besoj se asnjë nga këto kompani nuk mund ta përballojë dhe të marrë riskun”.

Për Presidentin e Skënderbeut, kosto është tepër e lartë për klube të mëdha dhe e papërballueshme për të voglat. Ardjan Takaj mendon se është tepër herët që të largohet policia nga stadiumet.

“Nuk është momenti për të hequr policinë nga stadiumet, sepse duhet të jepen shenja vit pas vitit që njerëzit po ndërgjegjësohen, situata po qetësohet dhe kur të vijë momenti për të larguar policinë nga stadiumet”.

Ligji i ri për sportin parashikon që forcat e Policisë së Shtetit të mos qëndrojnë më në ambientet  e brendshme të stadiumeve, por aty siguria të garantohet nga siguri private. Një vendim i tillë u quajt i parakohshëm edhe nga Federata Shqipatare e Futbollit menjëherë pas dhunës në Korçë në startin e kampionatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button