Politika

Eduard Halimi shtang sallën e Kuvendit duke rrëfyer sëmundjen e tij

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halomi ka bërë një rrëfim të pazakontë paraditen e sotme në sallën e kuvendit.

Që në nisje të saj ai mori fjalën duke kërkuar që të futej sa më shpejt në rendin e ditës kërkesa e opozitës për mbajtjen e një referendumi për ligjin që lejoi importin e mbetjeve në vend. Ai solli si shembull sëmundjen e tij duke folur për herë të parë në publik për këtë çështje.

“Mos mendoni se helmi nuk troket. Unë jam shembulli konkret, nëse doni të thoni “provojë në trupin tënd”. Është e njohur që ndotja e ajrit është një nga faktorët kryesorë të sëmundjeve të gjakut.  T’i ndalojmë sot që nesër të mos jetë vonë. Mendoni për fëmijët tuaj sot në mënyrë që të mos u mohoni të drejtën e jetës.” – tha Halimi duke marrë duartrokitje në fund të fjalës së tij.

“Të zhvillohet referendumi popullor, nëse duhet të importojë apo jo mbetje populli duhet të vendosë. Kjo çështje madhore të vendoset nga sovrani që demokracia të jetë drejtpërdrejtë nga ata që ju sollën këtu”. Duke e konsideruar këtë një çështje jetike për të ardhmen e vendit dhe brezave, Halimi shtoi: ‘Ne 4 vjet më parë pranuam që të vendoste populli, pasi erdhët në pushtet ju ndaluat referendumin ia punuat popullit mbas shpine. Sot ne kërkojmë demokraci direkte, referendum”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button