Eduard Selami: Bashën e do baza, të kandidojë për Tiranën
Ishkryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, shprehet se Lulzim Basha duhet të kandidojë për një mandat të dytë në Tiranë.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai thotë se nga kontaktet që ka pasur me bazën e partisë, shumica dërrmuese e tyre kërkojnë kandidimin e kryetarit të demokratëve në zgjedhjet e 21 qershorit.
“Nën frymën e praktikave bashkëkohore, javët e fundit kam pasur takime të shpeshta dhe kam marrë mendimin e simpatizantëve, votuesve, anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve dhe
kryetarëve të degëve në Tiranë, si dhe të studentëve në leksionet e hapura me ta. Shumica dërrmuese e tyre janë të mendimit që Basha duhet të rikandidojë, pasi ka shanset më të mira për një rezultat pozitiv në Tiranë, si
kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë”.
I pyetur nëse PDja duhet të afrojë Bamir Topin dhe ishdeputetë e themelues të kësaj force politike që u “përzunë” gjatë këtyre 8 viteve, Selami thotë se “kam qenë dhe jam në favor të çdo ribashkimi dhe afrimi të kontributeve
brenda Partisë Demokratike, si dhe në koalicionin e djathtë. Në këtë pikë duket se ka një kthesë, por ka ende shumë për të bërë”.