Egnatia-Lincoln Red Imps: Kampionët e Shqipërisë, takim me historinë në “Air Albania”
Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e katërt në fazën e ligës së UEFA Conference League. Kampionët e Shqipërisë do të presin skuadrën e Lincoln Red Imps në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:45.
Kjo ndeshje shihet si një mundësi shumë e mirë që rrogozhinasit të regjistrojnë fitoren e parë në fazën e ligës. Pasi shkruan historinë me kualifikimin për herë të parë në grupet e një kompeticioni europian, kampionët në fuqi të Shqipërisë mund të shtojnë nesër një tjetër faqe të artë në këtë drejtim.
Pas tri ndeshjeve të para në këtë kompeticion, ku ka marrë dy barazime dhe ka pësuar një humbje, Egnatia rikthehet në fushë për një tjetër sfidë europiane, këtë herë përpara tifozëve shqiptarë në kryeqytet.
Biletat për ndeshjen Egnatia–Lincoln Red Imps janë në shitje online në platformën ebileta.al. Të gjithë tifozët dhe futbolldashësit kanë mundësinë të jenë të pranishëm në “Air Albania” dhe të mbështesin skuadrën rrogozhinase.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.