☁️
Tiranë 11°C · Vranët 25 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 80.63 ▼1.73%
ARI 3,562 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $59,386 ▼ -1.87% ETH $1,652 ▼ -2.99% XRP $0.9236 ▼ -2.55% SOL $68.1900 ▼ -4.72%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 80.63 ▼1.73 % ARI 3,562 ▼0 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 80.63 ▼1.73 % ARI 3,562 ▼0 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
25 Nën 2026
Breaking
Sporti

Varela josh klubet e mëdha në Itali dhe Angli, 11 golat e tij vlejnë 40 milionë euro

Për lojtarët e rinj thuhet shpesh se u duhet kohë, sidomos kur luajnë në një kampionat tjetër. Gustavo Varela është një përjashtim, ai duket se i përket kategorisë së lojtarëve që shpejtojnë, madje shumë, duke djegur etapat në karrierë. Askuash nuk do ta besonte në verë, nëse do t’i thoshin se pas 3 muajsh Varela do të kishte kaluar shifrën e 10 golave në Serie A.

Një paraqitje e tillë nga 21-vjeçari ka joshur shumë klube big, jo vetëm në Itali, që e shohin si përforcim në sulm. Disa madje e duan që na janar, të tjerët në verë. Një situatë e tillë ka sjellë rrjedhimisht një lloj ankandi për sulmuesin e Monza-s, që në këtë rast fërkon duart, pasi mund të arkëtojë 35-40 milionë euro.

Napoli ka lëvizur para të tjerëve, por në garë janë edhe Juventus, Milan dhe Inter. Nuk mungon konkurrenca nga Premier League, ku e ndjekin shumë klube. E ndjek edhe Como, që ka një urgjencë në merkato, duke parë gjendjen e Kean.

Napoli dhe Juventus kërkojnë një sulmues “race”, por më parë këto dy klube duhet të shesin. Edhe Milan ka nevojë për gola dhe në shënjestër ka vënë Tresoldi, por Varela mund të jetë një alternativë e mirë, duke qenë se e njeh Serie A.

Como shpenzoi në verë 40 milionë euro për një sulmues si Kean, që duket se do të mungojë gjatë dhe Fabregas duhet të kthehet në merkato. Të gjithë të çmendur pas Gustavo Varela… Varela pëlqehet edhe nga Interi, edhe pse zikaltrit nuk kanë ndonjë emergjencë për të forcuar sulmin. Nëse portugezi qëndron te Monza, edhe Interi mund të hyjë në garë në verë.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.