Egnatia njofton se zhvillimi i ndeshjes ndaj Midtjylland do të vazhdojë sipas programit
Egnatia konfirmon se nuk ka zhvilluar stërvitjen e sotme, por njofton se zhvillimi i ndeshjes së nesërme kundër Midtjylland nuk paraqet rrezik dhe do të vazhdojë sipas programit.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit dhe situatës me protestat në Tiranë, Kf Egnatia nuk ka zhvilluar stërvitjen, e cila ishte programuar në orën 18:30.
Fatmirësisht zhvillimi i ndeshjes nuk paraqet rrezik dhe do të vazhdojmë sipas programit”, shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas.
Ndeshja Egnatia- Midtjylland do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 18:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.