☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.07 ▲0.99%
ARI 4,121 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,737 ▼ -2.01% ETH $2,419 ▼ -3.66% XRP $1.3238 ▼ -3.38% SOL $104.1100 ▼ -2.79%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.07 ▲0.99 % ARI 4,121 ▼1.35 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.07 ▲0.99 % ARI 4,121 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kërkimet për naftë në Groenlandë, autoritetet kundërshtojnë njoftimin e Trump

– Groenlanda ka kundërshtuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump se në ishull pritet të nisë së shpejti kërkimi në shkallë të gjerë për naftë, gaz dhe minerale.

Zëvendësministri i Groenlandës për Minierat, Jørgen Hammeken-Holm, konfirmoi për CNN se disa kompani amerikane, po kryejnë veprimtari kërkimore, por theksoi se bëhet fjalë për projekte të vogla dhe se mund të duhen vite, përpara se ato të fillojnë të funksionojnë.

Trump deklaroi më herët se kërkimet e mëdha për naftë, gaz dhe minerale në Groenlandë ishin gati të nisnin.

Ai pretendoi gjithashtu se ishulli ka rezerva nafte, që mund të shfrytëzohen më lehtë se në pothuajse çdo rajon tjetër të botës.

Megjithatë, nxjerrja e këtyre pasurive natyrore në Groenlandë, konsiderohet prej kohësh e vështirë për shkak të kushteve të ashpra të Arktikut.

Groenlanda i përket Mbretërisë së Danimarkës.

Në shtator, SHBA-ja, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruan një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të shkaktuar nga kërcënimet e Trumpit për ta marrë ishullin nën kontrollin amerikan.

Marrëveshja parashikon bashkëpunim për çështjet e sigurisë, mineralet dhe zhvillimin ekonomik, por nuk përmend shprehimisht kërkimin për naftë dhe gaz. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.