☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,787 ▲2.57%
DOW 47,963 ▲2.96%
NASDAQ 22,792 ▲3.52%
NAFTA 92.49 ▼18.11%
ARI 4,818 ▲2.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $72,429 ▲ +5.69% ETH $2,259 ▲ +8.24% XRP $1.3851 ▲ +5.87% SOL $84.7300 ▲ +7.15%
S&P 500 6,787 ▲2.57 % DOW 47,963 ▲2.96 % NASDAQ 22,792 ▲3.52 % NAFTA 92.49 ▼18.11 % ARI 4,818 ▲2.85 % S&P 500 6,787 ▲2.57 % DOW 47,963 ▲2.96 % NASDAQ 22,792 ▲3.52 % NAFTA 92.49 ▼18.11 % ARI 4,818 ▲2.85 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ekipi i FMN-së vizitë në Kosovë deri në 5 prill

Ministri Kosovar i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë.

Ministri Hoti i uroi mirëseardhje delegacionit të Misionit të FMN-së dhe i informoi ata për performancën ekonomike e fiskale në vitin 2015, për ecuritë në dy muajt e parë të vitit 2016, si dhe për performancën e pritur për pjesën e mbetur të këtij viti.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By.

Për sa i përket vitit 2015, ministri Hoti informoi Misionin e FMN-së se të gjitha targetet fiskale, sipas Programit Stand-By janë përmbushur me sukses. Deficiti buxhetor ka qenë nën kufirin e pajtuar; shpenzimet rrjedhëse nën maksimumin e programit dhe bilanci bankar mbi kufirin minimal. Të gjitha këto targete janë arritur falë performancës së mirë të të hyrave buxhetore, kontrollit dhe monitorimit më të mirë të shpenzimeve.

Ndërsa, sa i përket fillimit të vitit 2016, ministri Hoti bëri të ditur se të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

Shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane vlerësoi përmbylljen e vitit fiskal 2015 dhe ecuritë pozitive të programit.

Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit.

Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 5 prill, ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.