Nga Facebook
.Ekonomia -nëna e të gjithë konflikteve
Është thjesht ..Ekonomia -nëna e të gjithë konflikteve. Që nga ato mikro-sherret në familje e deri tek giga-përgjakjet e përbotshme. S’janë ideologjitë, feja jo e jo, as racizmi; as nacionalizmi në vetvete. Këto janë rrjedhoja, bija, që ndër viten marrin fytyrë e shfaqen “të pavarura”. Gërmoni pak shtresën e bojës së tyre dhe do t’ju shfaqet konstruksioni bazë: babëzia ekonomike, ose ..halli ekonomik!! Të dyja pranë, babëzia dhe halli, në një dozë të caktuar përbëjnë ..material shpërthyes.