☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▼1.51%
ARI 4,741 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
₿ CRYPTO
BTC $77,516 ▼ -0.13% ETH $2,316 ▲ +0.03% XRP $1.4230 ▼ -1% SOL $85.9900 ▼ -0.51%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▼1.51 % ARI 4,741 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013 EUR/USD 1.1710 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5090 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4423 EUR/TRY 52.7284 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6013
26 Apr 2026
Breaking
Kosova

Ekspertët në Serbi: Vuçiq e përdor marrëveshjen Kosovë–Shqipëri–Kroaci për rikthimin e shërbimit ushtarak

Marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e nënshkruar vitin e kaluar, vazhdon të interpretohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si një zhvillim që paraqet shqetësim për sigurinë rajonale. Megjithatë, ekspertë të sigurisë në Serbi vlerësojnë se këto deklarata lidhen më shumë me politika të brendshme sesa me realitetin e sigurisë.

Marrëveshja është bërë temë e vazhdueshme e diskursit zyrtar në Serbi, ku autoritetet e paraqesin si një rrezik potencial, ndërkohë që paralelisht janë paralajmëruar investime të reja në armatim dhe rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak, pa prezantuar të dhëna konkrete për kërcënime të drejtpërdrejta.

“Gjendja e sigurisë është më e ndërlikuar për shkak të aktiviteteve të aleancës së Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit. Paqen mund ta ruajmë vetëm nëse jemi të fortë, prandaj do të nënshkruajmë kontrata të rëndësishme për armatim”, ka presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, opozita në Serbi i ka cilësuar këto mesazhe si kontradiktore, duke theksuar se nga njëra anë flitet për kërcënime, ndërsa nga ana tjetër për bashkëpunim me të njëjtët aktorë.

“Në një moment Vuçiq thotë se Shqipëria po planifikon luftë kundër nesh, e më pas së bashku me kryeministrin e saj propozon modele bashkëpunimi me Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë flet për anëtarësimin e Serbisë në BE deri në vitin 2035, përmes skenarëve që nënkuptojnë konflikte me vende anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kjo krijon konfuzion dhe i çorienton qytetarët”, thotë Pavle Grboviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë.

Ekspertët e sigurisë theksojnë se Serbia ndodhet e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, ndërsa bashkëpunimi mes Zagrebit, Prishtinës dhe Tiranës përdoret shpesh si argument për rritjen e kapaciteteve ushtarake, më shumë si qasje politike sesa e bazuar në rreziqe reale.

“Në politikën aktuale të mbrojtjes së Serbisë ka më shumë elemente të politikës ditore sesa nevoja reale të sigurisë. Ky fakt përdoret për të thënë se Serbia po armatoset për këtë arsye, ‘shikoni si bashkëpunojnë Zagrebi, Prishtina dhe Tirana, ne duhet të mbrohemi’”, tha analisti ushtarak Aleksandar Radiq

Sipas analistëve, një qasje e tillë e bazuar në narrativa sigurie dhe mesazhe politike kontribuon në rritjen e perceptimit të pasigurisë tek qytetarët, në mungesë të një strategjie të qartë dhe transparente shtetërore./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.