☁️
Tiranë 16°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.00 ▲0.12%
ARI 4,616 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,849 ▼ -1.69% ETH $2,061 ▼ -0.75% XRP $1.3202 ▼ -2.6% SOL $81.1200 ▼ -4.25%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.00 ▲0.12 % ARI 4,616 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet rriten me 13.4% për 10 mujorin, kryesojnë “ndërtimi-metalet” dhe “tekstile-këpucë”

Eksportet kanë vijuar me ecurinë e tyre pozitive edhe në muajin tetor. Sipas të dhënave të INSTAT, për 10 mujorin, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 225 miliardë lekë, me një rritje prej 13.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja është e nxitur nga dy grupe kryesore, ai i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve” dhe “tekstileve e këpucëve”, ndërsa “mineralet, lëndët djegës e energjisë” vijojnë me performancën e tyre të dobët.

Grupi i “tekstileve dhe këpucëve” është më i madhi në vend, përsa i përket eksporteve. Ky grup ka si avantazh krahun e lirë të fuqisë punëtorë, dhe punon përgjithësisht me regjimin e përpunimit aktivi, me vlerë të shtuar të ulët, ndonëse vitet e fundit ka përpjekje për të mbyllur ciklin, sidomos në industrinë e këpucëve. Për 10 mujorin, ky grup eksportoi 98 miliardë lekë mallra, me një rritje prej 9.5% në krahasim me 10 mujorin 2016. “tekstilet dhe këpucët” zinin 43% të totalit për 10 mujorin.

Eksportet e “Mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë” kanë mbetur të pandryshuara në 36.2 miliardë lekë, (rritje vetëm 0.5%). Ngadalësimi i investimeve të Bankers Petroleum, prodhuesi më i madh i naftës në vend dhe moti i thatë që ka penguar eksportet e energjisë kanë ndikuar në këtë ecuri të dobët. Ky grup vijon të jetë i dyti, me 16% të totalit.

Një ecuri shumë pozitive këtë vit ka shënuar grupi i “materialeve të ndërtimit dhe metaleve”, që për 10 mujorin ka shënuar dhe rritjen m ëtë madhe në vlerë absolute me rreth 10 miliardë lekë (nga 27 miliardë lekë që ishte rritja në total e eksporteve), duke arritur në 36 miliardë lekë (+39%). Kurum, prodhuesi i çelikut, ndonëse në falimentim po vijon punën pas planit të riorganizimit, ndërsa ka një gjallërim të industrisë së çimentos dhe materialeve të ndërtimit. Pesha e këtij grupi ka arritur në 16%, pothuajse sa ajo e “minerale, lëndë djegëse dhe energji”.

Eksportet e “pijeve, ushqimeve dhe duhanit” janë zgjeruar me 17% në 24 miliardë lekë, me ritme më të ngadalta rritjeje se një vit më parë.

Në rritje këtë vit janë edhe eksportet e “makinerive dhe pajisjeve”, që janë zgjeruar me 31%, por pesha e tyre mbetet e ulët, në 5% të totalit.

Pavarësisht gjallërimit, gama e eksporteve mbetet e ngushtë dhe e përqendruar në shitjen e krahut të lirë të punës dhe burimeve natyrore.

Sipas INSTAT, Eksportet, gjatë këtij dhjetëmujori janë rritur me 13,4 %, krahasuar me një vit më parë. Si dhjetëmujor të gjitha grupet kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, ku ndikimin më të madh e kanë patur: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,1 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë”  me +4,3 pikë përqindje, “Ushqim, pije, duhan” me +1,8 pikë përqindje.

Në dhjetë muajt e parë eksportet e mallrave arritën vlerën 226 mld lekë, duke u rritur me 13,4 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 510 mld lekë, duke u rritur me 7,7 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 285 mld lekë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me 2016.

Eksportet në tetor

Sipas INSTAT, në Tetor 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 25 mld lekë, duke u rritur me 14,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 2,8 %, në krahasim me Shtator 2017. Importet e mallrave në Tetor 2017 arritën vlerën 57 mld lekë, duke u rritur me 14,8 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 7,2 %, në krahasim me Shtator 2017. Deficiti tregtar i këtij muaji është 32 mld lekë, duke u rritur me 15,2 %, krahasuar me Tetor 2016 dhe duke u ulur me 10,7 %, në krahasim me Shtator 2017.

Rritja vjetore e eksporteve prej 14,2 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje,  “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,9 pikë përqindje, “Makineri, paisje dhe pjesëkëmbimi”  me +1,5 pikë përqindje. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor të eksporteve,është: “Produkte kimike dhe plastike” me -0,2 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.