🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,216 ▼0.29%
DOW 49,833 ▲0.48%
NASDAQ 23,864 ▼0.94%
NAFTA 81.32 ▲1.43%
ARI 3,628 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,542 ▼ -3.61% ETH $1,700 ▼ -4.41% XRP $0.9269 ▼ -6.2% SOL $70.1100 ▼ -8.2%
S&P 500 7,216 ▼0.29 % DOW 49,833 ▲0.48 % NASDAQ 23,864 ▼0.94 % NAFTA 81.32 ▲1.43 % ARI 3,628 ▼0.65 % S&P 500 7,216 ▼0.29 % DOW 49,833 ▲0.48 % NASDAQ 23,864 ▼0.94 % NAFTA 81.32 ▲1.43 % ARI 3,628 ▼0.65 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Arte

Ekspozitë me dokumente dhe fotografi historike në 77-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Kinë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave çeli sot ekspozitën kushtuar 77-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri–Kinë, duke prezantuar dokumente origjinale dhe fotografi që dëshmojnë historikun e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushat politike, diplomatike, kulturore dhe shoqërore.

Në aktivitet morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i DPA-së, Auron Rrokaj, ambasadorja kineze Pang Chunxue, Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari si edhe përfaqësues të institucioneve e trupit diplomatik.

“Shqipëria dhe Kina patën për dekada me radhë marrëdhënie tepër të ngushta. Falë këtyre marrëdhënieve, Shqipëria ka luajtur një rol unik në historinë botërore, duke kontribuar që Republika Popullore e Kinës të bëhej anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Shpresojmë të arrijmë një marrëveshje dhe një bashkëpunim dypalësh të frytshëm, me interes reciprok, me Autoritetin e Arkivave Shtetërore të Republikës Popullore të Kinës, me të cilin kemi një traditë të hershme bashkëpunimi”, tha Auron Rrokaj.

Ndër materialet e ekspozuara spikasin dokumente të vitit 1949 për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, dëshmi mbi restaurimin e Kodikëve të Beratit në Kinë, si dhe marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Shpresoj që kjo ekspozitë t’u mundësojë më shumë shqiptarëve, veçanërisht brezit të ri, të njihen me historinë e miqësisë sonë tradicionale, përmes arkivave, fotografive dhe letrave, duke thelluar lidhjet mes dy popujve tanë”, vuri në dukje ambasadorja Pang Chunxue.

Gjatë ceremonisë, përfaqësuesit vlerësuan rëndësinë e arkivave në ruajtjen e kujtesës historike dhe forcimin e lidhjeve të miqësisë mes dy popujve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.