Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit për Luiz Ejllin, çështja kthehet për rigjykim
Apeli e kishte shpallur të pafajshëm këngëtarin për falsifikim dokumentesh; Gjykata e Lartë e kthen çështjen për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese.
Gjykata e Lartë prishi vendimin e Gjykatës së Apelit që kishte shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli, siç njofton Shqiptarja.com. Çështja lidhet me falsifikimin e aktit noterial dhe justifikimin e një shume prej 210 mijë eurosh, ndërsa çështja dërgohet për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.
Në maj 2025, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pranoi ankimin e avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe shpalli të pafajshëm Ejllin dhe Fatmir Avdurramanin, personin që kishte përfituar nga akti, sipas Shqiptarja.com.
Më 2 tetor 2024, Gjykata e Fierit e kishte shpallur fajtor Ejllin dhe e kishte dënuar me 1 vit burg, ndërsa Abdurramani ishte dënuar me 18 muaj.
Vepra dyshohet e kryer pak muaj para hyrjes së Ejllit në “Big Brother VIP”, kur atij i ishte hequr licenca si noter, por vazhdonte të mbante vulat. Ejlli është fitues i “Big Brother VIP 2”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.