☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,765 ▲2.23%
DOW 47,727 ▲2.45%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,779 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +4.58% ETH $2,213 ▲ +6.51% XRP $1.3543 ▲ +4.2% SOL $83.1900 ▲ +5.57%
S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 % S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Elbasan, Çapjat qëllojnë ndaj policisë; arrestohen dy anëtarë të familjes

Një konflikti i armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit, ku disa persona kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të policisë.
Ngjarja ka ndodhur pranë parkut “Rinia”, ku të shtënat erdhën nga një mjet tip “Honda” me targë “AA 411 AU”, për fat të mirë pa shkaktuar viktima e as të plagosur.
Drejtoria e Policisë së Elbasanit bën me dije se personat që kanë qëlluar janë pjesëtarë të familjes Çapja, e përfshirë në një hakmarrje prej pothuajse 10 vjetësh me një familje tjetë.
Sipas policisë, që prej masakrës së 3 shkurtit, familja Çapja ishte nën vëzhgimin e agjentëve të krimeve, të cilët u shtuan pas ngjarjes së dy ditëve më parë, kur mbeti i plagosur shtetasi Bledar Muça dhe aksidentalisht një agjente policie, kalimtare e rastit.
Bledar Muça është mik i ngushtë i familjes Çapja dhe mbeti i plagosur edhe gjatë konfliktit të 3 shkurtit, ku tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Policia konfirmon se sot anëtarët e kësaj familjeje qëlluan një nga grupet e vëzhgimit të Policisë së Shtetit. Aktualisht, policia ka shoqëruar dy prej tyre, ndërkohë që e gjithë zona është rrethuar dhe po kryhen hetime të mëtejshme.
Forca të RENEA-s dhe specialistë të Krimeve të Rënda kanë mbërritur po ashtu në qytet dhe janë përfshirë në hetime. Të shtënat, të cilat u dëgjuan për disa minuta, shkaktuan panik në qytetin e Elbasanit, duke terrorizuar njerëzit që ndodheshin aty pranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.