Elbasan, gjendet i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e të hënës në Elbasan. Sipas policisë viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të një pike karburanti.
Ai është identifikuar si Sajmir Beqiri, 40 vjeç nga Elbasani. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasjes, si dhe zbulimin e motivit.
Viktima u gjet në një lokal, teksa konfirmohet se ai është vëllai i Gentian Beqirit, të vrarë në 2012 në banesën e tij, teksa ishte në “arrest shtëpie” në ruajtje me policë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.