roze
Ellie Goulding, krenare për të dashurin e saj
Këngëtarja Ellie Goulding ka postuar një fotografi të të dashurit të saj, Daugie Poynter, të shoqëruar me mbishkrimin: “Mashkulli që më bën për vete çdo ditë”.
I veshur vetëm me xhinse, ylli i ‘McBusted’ ka pozuar i shtrirë sipër dyshemesë pa bluzë, ku ka treguar trupin e tij të tonifikuar, duke lënë kështu të nënkuptohet se Ellie është tepër krenare për trupin e tij.
Çifti nisi të shoqërohej me njëri-tjetrin në fillim të vitit të kaluar, por e kanë mbajtur sekret marrëdhënien e tyre për një kohë të gjatë.
Por, që nga momenti që ata kanë dalë publikisht si çift, postojnë herë pas here fotografi të romancës së tyre nëpër rrjetet sociale.