roze

Elton John: Pse babai nuk i shihte koncertet e mia

Babai im asnjëherë nuk e ka përkrahur talentin tim dhe kurrë nuk e kam ditur pse. Mos ndoshta për shkak të homofobisë apo ishte frikë?

Kjo është pyetja që bën Elton John në një intervistë për ‘The Times’. Këngëtari i famshëm thotë se kjo ishte një humbje e dhimbshme për të, por njëkohësisht edhe për babain e tij, i cili për shkak të paragjykimit nuk është bërë pjesë e suksesit të tij.

“Kjo është ajo çfarë paragjykimi u bën njerëzve, ndan fëmijët nga prindërit si dhe i bën njerëz më të ftohtë me botën” tregon ai.

Elton John shprehu keqardhje për të gjithë njerëzit që ndodhen në situatën e tij, për faktin se prindërit ndahen nga fëmijët dhe nuk arrijnë të jenë pjesë e jetës së tyre.

Tashmë ai shprehet se është i lumtur se ka arritur të krijojë një familje me partnerin e tij dhe shumica e fansave e kanë mirëpritur këtë gjë. Ditët e homofobisë duket se kanë marrë fund në Britani dhe njerëzit po e pranojnë këtë si diçka normale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button