Kronika

Elvis Rroshi reagon pas akuzave: Ja pse u dëbova nga Gjermania

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar pas publikimit në media të formularit të tij të dekriminalizimit, ku ai vetë ka deklaruar se është proceduar në Gjermani, por “që nuk mbante mend arsyen”.

Rroshi ka rrëfyer edhe arsyen e ndalimit, ndërsa thotë se si për të gjithë shqiptarët edhe për të vitet ’90 kanë qenë të vështira, pasi nuk ka pasur letra.

Ai thotë se në Gjermani ka shkuar me vizë turistike në vitet për të punuar por është ndaluar dhe dëbuar nga autoritetet gjermane për shkak se nuk kishte dokumente.

DEKLARATA E PLOTË

Duke qenë se disa pjesë të deklarimit tim për pastërtinë e figurës janë botuar sot në disa media pranë Partisë Demokratike, dëshiroj të sqaroj sa më poshtë:

Si për shumë-shumë shqiptarë të tjerë, vitet ‘90 kane qenë vite tejet të vështira nga ana ekonomike. Shumeë prej nesh i janë drejtuar emigracionit për te patur mundësi më të mira për vete dhe për familjet tona. Por, sigurisht që të punoje me leje të ligjshme në vendet e Bashkimit Europian nuk ishte e lehtë, thuajse e pamundur. Historitë e shqiptarëve që arrinin të merrnin një vizë turistike vetëm e vetëm për të hyrë në Gjermani e Itali e më pas punonin ilegalisht jashtë afateve ligjore të vizës janë të panumërta. Sikundër janë të shumta rastet kur shqiptarë të dëshpëruar në kërkim të një pune në perëndim harxhonin të gjitha kursimet e tyre për të blerë një dokument apo një vizë të falsifikuar. Kjo është edhe historia ime, njësoj si historia e qindra e qindra shqiptarëve të tjerë. Unë jam ndaluar në Gjermani nga autoritetet vendase dhe më pas jam dëbuar nga Gjermania. Kjo ka ndodhur pasi kam qenë emigrant pa letra. Kam shkruar në deklaratë se nuk më kujtohen detajet e çështjes pasi dua të jem i saktë në çdo përcaktim. Të gjitha detajet dhe procedurat e ndalimit dhe dëbimit tim janë duke u zbardhur nga avokatët e mi dhe do u vihen në dispozicion publikut dhe institucioneve shtetërore sa më parë të jetë e mundur. Por një gjë është e sigurt: Unë nuk jam subjekt i asnjë krimi që parashikon ligji i dekriminalizimit dhe nuk doja që Sali Berisha dhe partia e tij të kërkonin largimin tim nga politika për pasaktësi deklarimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button