Emigracioni, largimi i trurit dhe Ballkani Perëndimor
Emigracioni ka qenë gjith monë një element themelor i historisë së Ballkanit Perëndimor, me rrjedha të vazhdueshme LindjePerëndim. Ndryshe nga vitet e fundit, që rajoni i vogël në skajin juglindor të Europës ka zënë vend në lajmet globale, kryesisht si një zonë tranzite për emigracionin e paligjshëm nga Siria dhe vendet e tjera, në fakt prej kohësh që kanë edhe vend origjine për emigracion të ngjashëm të paligjshëm.
Ballkani Perëndimor ka qenë një burim i madh i emigrantëve ekonomikë të paligjshëm në kërkim të punësimit në vendet e pasura të Europës që në fillim të shekullit XX, sidomos në fund të shekullit.
Së fundmi, vetëm në vitin 2015, më shumë se 130 mijë emigrantë nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia ishin azilkërkues në vendet e Bashkimit Europian. Gjithsesi, një shumicë e madhe e azilkërkuesve u dërguan mbrapsht në vendet e tyre respektive, pasi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen tashmë “vende të sigurta”!
E SHKUARA SI PROLOG
Emigracioni Lindje-Perëndim i viteve 1990 drejt Europës ka qenë unik për sa i përket shpejtësisë, shkalles dhe persistencës së pashembullt. Përpara viteve 1990, emigrantët e punës nga Ballkani Perëndimor (përveç Shqipërisë që ishte totalisht e izoluar nga bota, e kalonin shifrën 1,3 milionë njerëz.
Gjeografia ku luajtur një rol vendimtar, së bashku me koston relativisht të ulet të lëvizjes. Në vitet 1990, emigracioni i detyruar etnik dhe humanitar ka qenë një karakteristikë e rajonit, pas rënies së perdes së hekurt dhe shpërbërjes së Jugosllavisë.
Gjatë viteve 1990-1995, më shumë se 1 milion banorë u larguan vetëm nga Bosnjë-Hercegovina, një vend me vetëm 4 milionë banorë. Emigracioni ekonomik, nga ana tjetër, ka vazhduar gjatë 20 viteve të fundit, me Shqipërinë si vendin kryesor dërgues, ku pothuajse një e treta e popullsisë ka emigruar.
TË RINJ DHE TË KUALIFIKUAR
Shumica e emigrantëve nga Ballkani Perëndimor janë të rinj dhe relativisht të kualifikuar. Për më tepër, emigrimi i tyre jashtë vendit duket të jetë i përhershëm, me vetëm një numër të kufizuar të emigrantëve që kthehen në vendet e tyre. Emigrimi nga Ballkani Perëndimor drejt Perëndimit është i shkaktuar kryesisht nga dëshpërimi i lartë ekonomik dhe institucional.
Kur dallimet te të ardhurat dhe cilësia e institucioneve midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Perëndimore janë ende shumë të gjera, madje edhe në rritje, faktorët shtytës dhe tërheqës që udhëheqin emigracionin ka të ngjarë që të jenë edhe më të fortë në të ardhmen. Largimi nga rajoni është shumë i dëshirueshëm, ku një në dy persona mendon të kërkojë punë jashtë vendi. Natyrisht, çështje të tilla si cilësia e institucioneve kanë më shumë rëndësi për emigrantët e kualifikuar.
Nga ana tjetër, emigrantët e pakualifikuar duket se tërhiqen nga mundësitë për punësim dhe benefite sociale shumë më bujare në vendet e Europës Perëndimore. Arsyet kryesore për emigrim nga Ballkani Perëndimor janë të qarta: njerëzit janë ekonomikisht të motivuar për t’u larguar nga një rajon që tashmë është i njohur për zhvillim të ngadaltë ekonomik, nivele të larta të korrupsionit, sundim të varfër të ligjit, dhe institucione të dobëta.
Me të ardhura mesatare për frymë në rajon, prej vetëm 4,936 dollarësh, sipas të dhënave të vitit 2016 të Fondit Monetar Ndërkombëtar, e barabartë me vetëm 14% të të ardhurave mesatare për frymë të vendeve të BE-së (të cilat janë mesatarisht 34,860 dollarë), tërheqja e vendeve të BE-së për njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor është e dukshme. Me perspektivat e dobëta që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE së shpejti, mënyra më e lehtë për në vendet e BE-së për popullsinë e rajonit është përmes emigrimit.
PËRTEJ REMITANCAVE: BENEFITE APO BARRË NGA EMIGRACIONI
Emigracioni sjell ndikim në rajon në tri fusha kryesore: në tregun e punës, në borxhin publik dhe në rritjen ekonomike. Modelet ekonomike neoklasike të rritjes ekonomike sugjerojnë se emigracioni rrit të ardhurat për frymë në vendet dërguese (përmes remitancave) dhe për këtë arsye përshpejton konvergjencën ekonomike. Dhe, një të vërtetë, deri tani emigracioni duket se ka qenë i dobishëm për ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Remitancat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ekonomitë e kë- tyre vendeve.
Ndonëse emigracioni dhe remitancat nuk janë të lehta për t’u matur, duke qenë se jo të gjitha flukset financiare regjistrohen, të dhënat zyrtare sugjerojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të varura thellësisht nga remitancat.
Mesatarisht ato arrijnë në më shumë se 10% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor në vitin 2016, dhe në rastin e Kosovës deri në 17%, sipas të dhënave të Bankës Botërore. Pesha e remitancave në rajon është shumë më e lartë se ajo e Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Sasia e stokut të investimeve të huaja në rajon është më pak se 1% e totalit të stokut botëror të IHD-ve globale nga vendet e tjera, me 32% të stokut botëror.
Nga ana tjetër, vende si Gjermania janë midis investitorëve kryesorë të huaj në botë (vendet e BEsë përbëjnë 39% të investimeve të huaja direkte drejt vendeve të tjera, në nivel botëror), por kanë pak apo aspak interes për të investuar në Ballkanin Perëndimor, pavar- ësisht afërsisë gjeografike.
Pesha e remitancave ka qenë shumë më e lartë sesa faktorët e tjerë të rritjes ekonomike dhe punësimit të brendshëm, apo investimeve të huaja drejt rajonit. Dërgesat financiare të emigrantëve kanë mbështetur kryesisht konsumin e brendshëm, dhe një pjesë e tyre kanë nxitur gjithashtu edhe investimet private në kapitalin njerëzor apo financiar, duke lehtësuar kështu kufizimet dhe vështirësitë e kreditimit financiar në rajon.
Ekziston ende një nevojë e madhe për t’i përdorur më mirë remitancat, në mënyrë që të nxiten investimet dhe jo vetëm konsumi. Por më e rëndësishmja është që remitancat kanë luajtur rolin e valvulave sociale për popullsinë, në mungesë të përfitimeve sociale publike në rajon.
LARGIMI I TRURIT DHE RAJONI
Shkalla e largimit të trurit nga Ballkani Perëndimor është e vështirë të vlerësohet pa të dhëna të besueshme. Në përgjithësi, vende të vogla si të rajonit, janë humbëset kryesore nga largimi i trurit për shkak të ndikimit lehtësisht negativ në numrin e vogël të popullsisë.
Ajo që është veçanërisht problematike është se emigrantët e kualifikuar shfaqen ndjesi shumë më të lartë ndaj faktorëve standarde shtyrës si qeverisja e dobët dhe mungesa e oportuniteteve. Largimi i të rinjve dhe individëve të talentuar nga Ballkani Perëndimor, nga ana tjetër, ka të ngjarë të zvogëlojë aktivitetin e sektorit privat dhe produktivitetin e tij, si edhe konkurrueshmërinë e përgjithshme të rajonit.
Në fund të fundit, largimi nga jashtë ul stokun e kapitalit njerëzor, si edhe shkallën e fitimit të punës dhe kapitalit. Si pasojë, emigrimi jashtë vendit i të rinjve të kualifikuar duket se po ngadalëson konvergjencën e të ardhurave të vendeve të Ballkanit Perëndimor me pjesën tjetër të Europës.
Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Programit te Detit të Zi dhe Euroazisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”. Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Qendrës Marshall, dhe të Qeverive të SHBA-ve dhe Gjermanisë. Artikulli është botuar te “The Globalist”