Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 11 June 2026
S&P 500 7,303 ▲0.5%
DOW 50,235 ▲0.63%
NASDAQ 25,342 ▲0.69%
NAFTA 89.85 ▼0.2%
ARI 4,082 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,941 ▲ +1.48% ETH $1,648 ▲ +0.06% XRP $1.1158 ▼ -0.82% SOL $65.3400 ▲ +0.49%
S&P 500 7,303 ▲0.5 % DOW 50,235 ▲0.63 % NASDAQ 25,342 ▲0.69 % NAFTA 89.85 ▼0.2 % ARI 4,082 ▼1.25 % S&P 500 7,303 ▲0.5 % DOW 50,235 ▲0.63 % NASDAQ 25,342 ▲0.69 % NAFTA 89.85 ▼0.2 % ARI 4,082 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Bota

Emigracioni, Papa: Dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë, nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi

Papa Leo gjatë një vizite në Ishujt Kanarie të Spanjës u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të enjten që t’i trajtojnë emigrantët më humanizëm.

Ai e quajti apel ndaj ndërgjegjes së politikanëve në Evropë dhe bashkësisë ndërkombëtare, Papa i parë amerikan tha se dinjiteti njerëzor nuk ka pasaportë dhe nuk e humbet vlerën e tij kur kalon një kufi.

“Nuk mund të mësohemi të numërojmë të vdekurit”, tha Papa.

Papa po viziton arkipelagun pranë bregut perëndimor të Afrikës si pjesë qendrore e një turneu njëjavor në Spanjë, gjatë të cilit do të takohet me rreth 1,000 emigrantë të premten.

Ishujt janë një destinacion për migrantët që ndërmarrin një udhëtim vdekjeprurës përmes ujërave të Atlantikut, shpesh në mjete lundrimi të vogla të improvizuara dhe të mbipopulluara.

Në takimin e së enjtes në port me OJQ-të dhe organizatat bamirëse që ndihmojnë migrantët, Papa dëgjoi vullnetarë dhe të tjerë, përfshirë një kapiten anijeje shpëtimi i cili tha se në 18 vjet ai dhe kolegët e tij kishin shpëtuar rreth 20,000 migrantë.

Papa dëgjoi gjithashtu dëshminë e një gruaje nigeriane, e cila rrëfeu përvojën e saj të trafikimit dhe abuzimit seksual, ndërsa përpiqej të hynte në Evropë për të ndjekur një jetë më të mirë.

“Kam jetuar në kushte që nuk do t’ia dëshiroja askujt”, tha ajo.

Leo i tha gruas se ajo ishte një bekim nga Zoti dhe meritonte lumturi.

“Të dashur migrantë, përpara se t’ju ​​them diçka tjetër, dua të përkulem para dinjitetit tuaj”, tha Papa. “Ju nuk jeni vetëm numra apo dosje. Ju jeni njerëz që kanë lënë pas familje dhe shtëpi. Keni ëndrra që askush nuk ka të drejtë t’i përçmojë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.