☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 89.15 ▼3.47%
ARI 4,563 ▲3.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,128 ▲ +1.19% ETH $2,170 ▲ +1.68% XRP $1.4187 ▲ +0.37% SOL $92.4600 ▲ +2.56%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 89.15 ▼3.47 % ARI 4,563 ▲3.66 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Emigrantët e rikthyer, shumë pak të regjistruar, kërkojnë punë

Në vitin 2015, figuruan të regjistruar në Zyrat e Punës rreth 2,300 emigrantë të kthyer nga të cilët vetëm 520 ishin regjistrime të reja.

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe, rreth 74%, janë rikthyer nga shteti fqinj Greqia, ku si shkak kryesor është papunësia. Rreth 84% e emigrantëve të kthyer nga fqinji jugor për shkak të krizës, kanë deklaruar në kufi aty ku dhe regjistrohen, se janë rikthyer për shkak të papunësisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se rreth 66.5% janë familjarë dhe se janë rikthyer për një kohë të gjatë (rreth 75.2%).

Statistikat e përpunuar nga Zyrat e Punës i përkasin asaj kategorie punëkërkuesish të papunë që janë kthyer prej jo më shumë se një periudhe dyvjeçare.

Që në vitin 2010, për shkak të përshkallëzimit të krizës ekonomike, qeveria shqiptare nisi të hartonte politika që do të mbështesnin emigrantët e kthyer, duke ngritur sportele në pikat kufitare që do të shërbenin për këshillim, ndërgjegjësi, si dhe informim në lidhje me situatën e tregut dhe qëllimin për riintegrimin si forcë pune.

Nga të dhënat e vitit të kaluar ka rezultuar se rreth 69% ishin meshkuj dhe rreth 37% ishin kryefamiljarë.

Pjesa më e madhe e të kthyerve (rreth 39%) i përkasin grupmoshës nga 30-39 vjeç, kryesisht me arsim të mesëm (52% në rang vendi).

Rreth 68% e të kthyerve që janë regjistruar nga zyrat e informimit kanë kërkuar këshillim për punësim, rreth 24.4% orientim profesional, ndërsa pjesa tjetër shërbim mjekësor falas, mbështetje me të ardhura, si dhe informacion për hapje biznesi.

graf-emigrant-2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.