Kosova

Emigrantët nga Austria do të kthehen çdo dy javë me aeroplanë

Kjo valë e migrimit po ndikon ne proceset ekonomike të Kosovës dhe Austrisë. Vetëm këto javë ka pas 1800 kërkesa për azil. Kosova është një vend i sigurt, e ardhmja është vendimtare.

emigranteKështu shprehet Ministrja Federale e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Johanna Mikl-Leitner, duke kërkuar që mos t’iu besojnë njerëzve që e bëjnë këtë për përfitime personale.

Gjatë një takimi që ajo ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Leitner tha çdo 14 ditë do të organizohen aeroplanë për të kthyerit.

Ministrja Leitner bëri me dije se në përgjithësi në Austri janë bërë 30 mijë kërkesa për azil, ndërsa në Hungari thotë se janë rreth 20 mijë.

Ministrja, përveç këtyre bisedave, nga kryeministri Isa Mustafa, asaj i është kërkuar mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button