roze

Emily Blunt, rrezatuese në premierën e “Vajza në tren”

Emily Blunt shkëlqeu në premierën botërore të filmit “Vajza në tren”. Me një fustan shumëngjyrësh, me motive lulesh e të mbushur me zbukurime e qëndisma, aktorja ishte një kënaqësi për syrin.

Thjeshtësia e flokëve dhe grimit kompensonte ngarkesën e veshjes. Blunt iu bashkua yjeve të tjerë të filmit në prezantimin e përshtatjes kinematografike të romanit “bestseller” me të njëjtin emër të shkrimtares Paula Hawkins.

Ajo intepreton Rachel Watson, një grua e re e shkatërruar prej divorcit me të shoqin dhe të magjepsur nga çifti, në dukje perfekt, që sheh çdo ditë nga dritarja e trenit kur kalon përpara shtëpisë së tyre.

Një ditë gjithçka ndryshon dhe, e shtyrë nga kureshtja, pasioni e intriga, Rachel gjen rastin të hyjë në jetët e atyre që deri në atë moment i kishte parë vetëm nga larg. E vërteta që zbulon ama mund të çojë drejt një situate të rrezikshme. Personazhi lufton gjithashtu edhe me varësinë nga alkooli, por Blunt thotë se vet nuk ka pirë asnjë pikë, pasi në kohën e xhirimeve ishte shtatzënë.

“Isha shtatzënë, nuk mund të vija alkool në gojë. Por nuk jam për çdo rast nga ata tipa që e torturojnë veten me rolet. Mendoj se është më e lehtë të krijosh dy jetë për veten tënde: jetën e punës dhe jetën e shtëpisë. Për mua janë dy gjëra krejt të ndryshme”, tha Emily Blunt, aktore.

Publiku e ka parë shpeshherë në komedi si “Djalli vishet me prada”, “5 vite fejesë” apo “Nëpër pyje”, por këtë herë aktorja 33-vjeçare, siç rrëfen dhe vet, kërkonte diçka ndryshe, e mbase paksa më të errët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button