EMRI/ Kush është adoleshentja që vdiq në spital, ja për çfarë u operua
Vajza 18-vjeçare që humbi jetën pak çaste pasi ishte operuar në spitalin e Elbasanit quhet Ketjona Ibrahimi.
“Panorama” raporton se vajza është nga një fshat i thellë i Gramshit, nga Shën Mërija.
Sipas mjekëve të spitalit ku humbi jetën pas operacionit, vajza erdhi në gjendje të rëndë me ileues, ose si njihet në gjuhën popullore me ngatërrim zorrësh.
Ajo ishte me dhimbje të forta dhe sipas mjekëve gjendja ishte shumë kritike.
Ndërkohë që familjarë të saj kanë akuzuar kirurgen që e operoi për mjekim të pakujdesshëm.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.