🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,760 ▼ -2.69% ETH $2,181 ▼ -2.71% XRP $1.3227 ▼ -1.48% SOL $81.5600 ▼ -3.31%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

INjë 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë po hetohet nga prokuroria e Tiranës si bashkëpunëtor në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synonin të luanin në kampionatin shqiptar të futbollit. Gjashtë aspirantë për klubet shqiptare kishin paguar nga 1 mijë euro për vizat shqiptare në pasaportat e tyre, pa ditur se ishin të falsifikuara.

Si i dyshuar për rastin, i riu afrikan Anderson T., qëndroi 6 muaj në “arrestit në burg”, masë nga e cila u lirua këtë javë nga Gjykata e Tiranës për shkak të skadimit të afatit të paraburgimit. Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimit në Shqipëri të prindit të një futbollisti nga Egjipti. Djali i tij ishte vënë në kontakt me disa persona, po nga Afrika, që i kanë premtuar mundësimin e një vize shqiptare, kundrejt 1 mijë eurove, për t’u provuar si futbollist në Shqipëri.

Ai është dakordësuar me 5 afrikanë të tjerë dhe një prej tyre ka transferuar totalin prej 6 mijë euro drejt Shqipërisë. Pasi i kanë marrë vizat, teksa kanë tentuar të udhëtojnë përmes aeroportit të Kajros në Egjipt dhe Stambollit në Turqi, në sportel ju është thënë se vizat ishin false.

Për të njëjtën ngjarje janë proceduar penalisht edhe një tjetër 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë dhe një 46 vjeçar nga Shkodra. Ky i fundit ka pranuar në prokurori se pas interesimit të menaxherëve të futbollit vendas për talente afrikanë bën të mundur plotësimin e dokumentacionit të tyre për të ardhur në Shqipëri dhe që bashkëpunon me disa skuadra si KF Burreli, Devolli, Gramshi e Këlcyra, por ka mohuar të jetë i përfshirë në vizat false të këtij rasti. Hetimi ndaj 22-vjeçarit të akuzuar për “falsifikim të vizave” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.