☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.96 ▼1.42%
ARI 4,690 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,125 ▲ +3.46% ETH $2,136 ▲ +4.84% XRP $1.3445 ▲ +3.59% SOL $81.8200 ▲ +2.79%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,690 ▲0.22 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,690 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Energjia e rinovueshme arrin rekord në vitin 2015

Burime të reja energjie nga dielli, era dhe uji u shtuan në vitin 2015 me ritmin më të shpejtë në histori. Sipas raportit për statusin global të energjisë së rinovueshme, në vitin 2015 u shpenzuan dy herë më shumë para’ për burime të pastra energjie në krahasim me investimet për centrale me lëndë djegëse.

Gjithashtu, për herë të parë në histori, ekonomitë në zhvillin shpenzuan më shumë për energjinë e gjelbër sesa ekonomitë e pasura. Aktualisht, mbi 8 milionë njerëz në të gjithë botën punojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme. Prej vitesh, shpenzimet globale për energjinë e rinovueshme kanë qenë në rritje, dhe viti 2015 shënoi një rekord në këtë drejtim. Sipas raportit, në vitin 2015 u prodhuan 147 gigavat energji e gjelbër, thuajse aq sa gjeneron e gjithë Afrika nga çdo lloj burimi energjie. Kina, SHBA, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe India janë mes kontribuesve më të mëdhenj për energjinë e gjelbër, megjithëse çmimi i karburanteve fosile ka rënë ndjeshëm.

Kjo, sipas ekspertëve, është edhe elementi më i rëndësishëm i kësaj rritjeje të energjisë së gjelbër, pasi tregon se edhe çmimi i saj ka rënë duke u bërë konkurrente e energjisë së prodhuar me metodat klasike dhe të dëmshme.

Ekspertët thonë se deri vonë, teknologjia e nevojshme për të prodhuar energji të rinovueshme, e bënte këtë sektor shumë të shtrenjtë. Por, nëse gjithnjë e më shumë aktorë po angazhohen në këtë fushë, çmimi i energjisë së gjelbër po ulet me ritme të shpejta, duke u bërë e prekshme nga të gjithë. Investimet për energjinë e rinovueshme në vitin 2015 arritën në 286 miliardë dollarë dhe sipas ekspertëve, me këto ritme, ky sektor do të vazhdojë të rritet ndjeshëm, duke u bërë kryesori në garantimin e nevojave energjitke të planetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.