☁️
Tiranë 13°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.94 ▲2.9%
ARI 4,444 ▼2.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,006 ▼ -1.48% ETH $2,119 ▼ -2.29% XRP $1.3850 ▼ -2.47% SOL $89.0600 ▼ -3.43%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.94 ▲2.9 % ARI 4,444 ▼2.38 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.94 ▲2.9 % ARI 4,444 ▼2.38 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Energjia e Rinovueshme, çfarë do të ndodhë me çmimin e saj

Ligji i ri për Energjinë e Rinovueshme ka sjellë pasiguri për investitorët në këtë fushë. Drafti i këtij ligji ka mbërritur tashmë në Këshillin e Ministrave për shqyrtim e miratim, për të kaluar më pas në parlament. Ligji ekzistues u dërgua nga qeveria e kaluar vetëm në fund të mandatit të saj dhe u aprovua në parlament në maj të vitit 2013.

Edhe pse u hartua me asistencën e BERZH dhe institucioneve ndërkombëtare, ai nuk u zbatua asnjëherë as pas ardhjes në pushtet të qeverisë së majtë, duke i vendosur investimet e bëra në kushte të një paqartësie e thellë e pasigurie të madhe.

Drafti i ri sjell ndryshime thelbësore në trajtimin e investimeve të ardhshme në këtë sektor, por njëkohësish prek edhe investimet ekzistuese, vlera e të cilave arrin në 400 milionë euro. Një ndër elementët kryesorë që shqetëson investorët në draftin e ligjit është fakti se çmimi i blerjes që shteti u garanton prodhuesve të energjisë do të përcaktohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë.

Si do të bëhet rishikimi i çmimit

Të dhënat e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) tregojnë se ajo çfarë e rëndojnë realisht konsumatorin janë importi dhe humbjet në rrjet. Bazuar në të dhënat e ERE, duket qartë se çfarë përqindje zë energjia e rinovueshme në raport me importet, që janë kostoja reale për ekonominë, të cilat përveç energjisë që i shesin konsumatorit, nuk kontribuojnë me asgjë në ekonominë shqiptare. Ndryshe nga sa ndodh me energjinë e importuar, energjisë së prodhuar në vend, çmimin që qeveria paguan, ai merr përsëri në një pjesë të madhe mbrapsht në punësim, tatime, taksa, tarifë fikse koncesionare dhe asete që i falen në fund të periudhës koncesionare.

Ulja e humbjeve për çdo vit, deri në arritjen në vlera minimale, do të mjaftonte për të mbështetur investimet në energjinë e prodhuar nga hidrocentralet e vegjël, ku deri më sot janë realizuar 400 milionë euro investime. Për të eliminuar pasigurinë që sjell çmimi i energjisë i rishikuar çdo vit nga qeveritë, duke pasur për bazë konceptin e gjendjes së buxhetit të shtetit dhe jo atë të kthyeshmërisë së investimeve, do të ishte më efikase të hartohej një plan strategjik që të ndiqej nga çdo qeveri për uljen e humbjeve. Ligji i ri për energjinë e rinovueshme, nga sa rezulton edhe nga konsultat me investitorët e fushës, duhet të ishte një garanci për investimet aktuale dhe ato të ardhmet.

Përcaktimi i një çmimi afatgjatë të pandryshuar do të shmangte pasigurinë në këtë sektor dhe në këtë mënyrë do të kishin kuptim plan-bizneset dhe do të evitoheshin negocimet me çdo qeveri të radhës. Rishikimi çmimit të energjisë së prodhuar çdo vit i vë prodhuesit nën presion, në kushte pasigurie e paqartësie për të kuptuar nëse duhet të investohen më tej për të prodhuar energji, apo prodhimi do të jetë i kotë, për shkak se çmimi i shitjes së energjisë nuk do të mjaftojë as për t’u kthyer investimet.

Kështu drafti ligjit të ri për Energjinë e Rinovueshme, në thelbin e tij shkon në drejtim të kundërt me qëllimin strategjik për të mbrojtur investimet vendase e të huaja dhe për t’u garantuar atyre vijueshmëri, për të thithur investime të tjera në këtë sektor të rëndësishëm dhe gjithashtu për të rritur prodhimin e energjisë në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.