Energjia elektrike- Në 2014-n prodhuesit vendas plotësuan vetëm 60,6% të kërkesës
Sasia totale e energjisë elektrike nga të gjitha burimet gjatë vitit 2014 arriti në 4.726 Gwh, me një ulje prej 0,8% krahasuar me vitin 2013.
INSTAT njoftoi sot se, sasia e energjisë së prodhuar në vend dhe shkëmbimi i energjisë elektrike për të plotësuar nevojat e vendit për këtë produkt jetik, vitin e kaluar rezultoi 7.794 Gwh, prej të cilit prodhimi vendas plotësoi 60,6% nevojat vendase për energjinë elektrike.
Sasia gjithsej e prodhuar në vend gjatë vitit 2014 llogaritet në totalin prej 4.726 Gwh, me një rënie prej 32,1% krahasuar me vitin 2013, ku prodhimi vendas i energjisë elektrike arriti në 6.959 Gwh.
Burimi kryesor i prodhimit vendas të energjisë elektrike gjatë vitit 2014 u mbështet tek hidrocentralet, të cilat ulën prodhimin me 32,1% më pak se në vitin 2013.
Prodhimi nga hidrocentralet publike përfaqëson 72,1 % të prodhimit neto vendas, ndërsa prodhimi i energjisë nga prodhues të pavarur privatë dhe koncesionarë përbën 27,9% të totalit të energjisë së hedhur në rrjet gjatë vitit 2014.