Ekonomia

Energjia, nis investimi në rrjetin e transmetimit

Paralelisht me Sistemin e Shpërndarjes, Ministria e Energjisë ka nisur investimet në transmetim me ndërtimin e qendrës së re kombëtare dispeçer që menaxhon flukset e energjisë, një investim prej 23 mln eurosh financuar përmes një huaje nga Kooperacioni Italian.

“Do të jetë truri i monitorimit të të gjithë sistemit elektro-energjetik shqiptar. Është në përputhje me strategjinë që do të përfundojmë deri në vitin 2020 që Shqipëria të jetë e integruar në rrjetin rajonal dhe europian të energjisë, që do të thotë me linjat e interkonjeksionit me Kosovën, Maqedoninë dhe më tej me Greqinë dhe Malin e Zi”, ka deklaruar ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

“23 mln euro është në total jo vetëm godina, por edhe sistemi “Skada”, i cili përfshin pjesë të elementeve që janë instaluar nëpër nënstacione, pasi prej këtu ne bëjmë të mundur jo vetëm monitorimin, por edhe operimin dhe kontrollin e nënstacioneve 220 dhe 400 kilovolt”, ka sqaruar nga ana tjetër Ëngjëll Zeqo, administrator i OST-së.

Punimet për qendrën pritet të përfundojnë në muajin dhjetor, ndërsa ministri Gjiknuri ka theksuar se, deri në 2020-n synohet injektimi i 500 mln dollarëve në sistemin energjetik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button