Libri

Entela (Safeti) Kasi nderohet në Festivalin e Poezisë “Ora e Maleve” në Rrozhaj të Malit të Zi

Entela-Kasi-350x350“Ora e Maleve” eshte aktiviteti qe do të zhvillohet sot në Rrozhaj të Malit të Zi, ku shkrimtares së njohur Entela Kasi, do t’i jepet çmimi (titulli) “Mirënjohje për kontributin dhe promovimin në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare, në afirmimin e gjuhës shqipe në gjithë hapesirën shqiptare”.

Autorja e njohur, vetëm pak çaste përpara se të nisej drejt Malit të Zi ditën e sotme, ka dhënë një intervistë të shkurtër ekskluzive për ATSH-në, ku ka rrëfyer edhe detaje të aktivitetit, si dhe emocionet që ajo ndjen lidhur me këtë veprimtari.

Përpra se t’ju pyes për emocionet që lidhen me çmimin që do t’u jepet sot, do të donim të dinim më parë diçka lidhur me aktivitetin e quajtur “Ora e Maleve”, në të cilin ju do të merrni pjesë e nderoheni edhe me një çmim?

Ky është një aktivitet kulturor, i cili organizohet nga Shkrimtarët shqiptare të Malit të Zi, të komunës së Rrozhajit dhe Qëndra për Kulturë, financuar dhe mbështetur nga Ministria për Kulturën e Malit të Zi, i titulluar “Ora e Maleve”, në të cilin marrin pjesë shkrimtarë shqiptare të gjithë hapesirave mbarëshqiptare si, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Diaspora dhe Mali i Zi.

Për çfarë flet ky aktivitet, apo cila është tematika e tij?

Ky aktivitet është një manifestim letrar, një festival poezie, ku autorët përfaqësohen me poezitë e tyre dhe në këtë rast, Komuna e Rrozhajit në bashkepunim me organizatorët e aktivitetit “Ora e Maleve” që është tërësisht në fushën e letërsisë, ka akorduar edhe këtë titull që do të më jepet gjatë aktivitetit, i cili është ““Mirënjohje për promovimin e gjuhës dhe letërsisë shqipatare në hapesirat mbarëshqiptare”.

Cilat janë emocionet që ju po përjetoni në këto çaste?

Sigurisht që nuk është hera e parë që nderohem me çmime apo tituj që më akordohen në sajë të kontributit tim lidhur me punën dhe profesionin tim, por sigurisht që çdo çmim ka simbolikën dhe rëndësinë e tij dhe në këtë pikpamje ndihem mjaft e emocionuar dhe e vlerësuar, sepse përveç se është një tjetër çmim që i shtohet Entelës, ai githashtu është një çmim që i jepet edhe një autoreje nga Shqipëria, e cila promovon gjuhën dhe letërsinë shqipe në çdo hapesirë brënda dhe jashtë vëndit.

Ju sa libra e botime numeroni deri tani?

Janë 4 libra me poezi, 2 romane, 3 libra të përkthyer, të cilet përfaqësojnë një punë të nisur që prej 22 vitesh.

Entela Gjatë panairit të librit Tirana 2013

 

Disa nga titujt e tyre për t’i zgjuar kujtesën të gjithë atyre që i kanë lexuar?

“Ëndrrat pa emër”, “Koha e kalit”, “Muzg Pikëllimi”, “Të korrat e Krishtlindjeve”, “Hëna e K” që është triologji në proçes së bashku me jashtë, që është romani për luftën e fundit të Kosovës, “Antologjia e Poezisë Moderrne Botrore” të shkrimtarëve aktual të botës, përkthyer në gjuhën shqipe prej meje, apo nga përkthimet njëri prej librave i titulluar “Muzika e Botës” fituesi i unazës “Poeteka” në vitin 2010 në Shqipëri nga Ministria e Kulturës.

Nëse do t’ju pyesja se cili është libri juaj i preferuar, pa dashur t’i veçoj apo ndaj krijimet tuaja, kë do të veçonit ju, apo cili është më i pëlqyeri nga publiku?

Për mua është trilogjia e cila fillon me “Të Korrat e Krishtlidndjeve”, “Hana e K” sepse ka një bazament historik, të shqiptarëve në dy shekuj midis luftës së parë dhe asaj të dytë botrore.

Përsa i përket të ardhmes, çfarë duhet të presim nga Entela? Na zbuloni diçka që keni në planet tuaja?

Përfundimi i sjelljes në gjuhën shqipe që vjen si pjesë e fundit e triologjisë dhe botimi i këtyre 3 librave që janë një triologji në gjuhën angleze dhe atë franceze.

Ku bën pjesë Entele, tek cili brez autorësh apo fushë studimi?

Unë i takoj atyre autorëve të brezit të cilët bëjnë pjesë në kapërcimin midis diktaturës edhe tranzicionit, pra autorëve të brezit të ri, siç quhemi ne sot, me që kemi lindur edhe në vitet 75, vite që i përkasin revolucionit kulturor kinez (qesh). Fusha ime e studimit është ajo e gjuhës dhe letërsisë shqipe, por edhe ajo e gjuhëve të huaja, në gjuhën angleze, ndërkohë që vazhdoj të merrem me proçesin në gradën time shkencore për Albanologji dhe fukusimi im në total është presidenca e Pain Qëndrës së Shqipërisë në Tiranë, e cila është mjaft e rëndësishme sepse është një qëndër për kulturën (international në çdo shtet të botës) , e cila ka marredhënie bashkepunimi dhe pune me organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kush është Entela (Safeti) Kasi:

Entela me shkrimatrin e madh Dritëro Agolli

 

Entela Kasi ka lindur më 13 gusht të vitit 1975 në qytetin e Korçës. Ajo është studiuese në qëndrën e studimeve albanologjike, Presidente e “Albanian Pen Center”, anëtare e komitetit kërkimor “Pen international” të Londrës”.Poete, romanciere, përkthyese dhe eseiste. Është autore e librave “Ëndërr e paemër”,“Koha e Kalit”,“Pasion dhe Krim”, “Në këtë muzg pikëllimi”. Për veprën e saj janë shprehur kritikë vendas dhe të huaj. Është vlerësuar në Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë,(FIT), për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” në vitin2005.Poezia e saj është përfshirë në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”2001 dhe 2002, si edhe nga “Festivali Ndërkombëtar i poezisë në Izmir” i organizuar nga PEN International dhe PEN Qendra e Turqisë në vitin 2007, ku është lauruar me kupën e kristaltë të këtij festivali, midis poetëve të vitit. Është ftuar në aktivitet më të rëndësishme për letërsinë nga PEN International, dhe FIT, në Ballkan, Europë, SHBA, Azi, Afrikë, Kinë, Japoni, dhe në Korenë e Jugut. Është përkthyer në maqedonisht, turqisht, anglisht, frëngjisht, arabisht etj dhe është botuar në antologji dhe revista letrare në vende të ndryshme të botës. Ka sjellë në gjuhën shqipe romanin ‘Kujtime të Mirelës’ të Eugene Schoulgin dhe veprën e përzgjedhur të Casimiro de Britos, ‘Muzika e botës’. Ka përkthyer dhe botuar antologjinë e poezisë bashkëkohorë të autorëve PEN, ‘ Metafora që s’falen’, në shtëpinë botuese Serembe, Shkup. Aktualisht është Presidente e PEN Qendrës të Shqipërisë dhe anëtare e bordit ‘In search Commite’, të PEN International. Është ftuar si shkrimtare e gjuhës shqipe nga Universitete te ndryshme në botë, si, Univeristeti i Xhorxhias në Shtetet e Bashkuara, Universiteti i Haifas, Izrael, Universiteti i HANKUK, Seul, Univeristeti i Maltepe, Turqi, etj.

Shkollimi

Entela me shkrimatrin e madh Ismail Kadare

 

Qendra e Studimeve Albanologjike’ -Shkolla e Masterit dhe Doktoraturës, Drejtimi ‘ Studime letrare’. 2) Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Komisionin e Europës, Fakulteti i Shkencave Sociale: Studime Pasuniversitare – Titulli: “ European Trainer “ – 2010-2011 Lëndët: Teori dhe Histori e Integrimit Europian, Institucionet e Europës, Sistemi politik në Europë, Integrimi Ekonomik Europian, Politikat e BE-së në Edukim, Të drejtat e njeriut dhe nënshtetësia në Europë, Metoda të Pedagogjisë dhe Integrimit, Vlerësim dhe matje e opinionit publik. Tema e studimit: Europa e kombeve dhe Shqiptarët;- Entela Kasi 3) Universiteti i Korçës: Fakulteti i mësuesisë, Dega- Anglisht, Titulli- Mësuese e gjuhës Angleze, dt. 14.07.1998, Nr. A-10 Bursa studimi jashtë vendit nga Këshilli i Evropës: 1) Bursë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Këshilli i Europës , Strasburg, 11 Maj 2004 Certifikuar për ndjekjen e programit prej 40 orësh në Knutsford dhe Durham, UK. Tema: “Access, attendance,achievemnet: involving Roma/Gypsy and traveller parents in their Children’s learning” CoE 2004-22.0 2) Bursë nga Këshilli i Europës , Autoritetet Gjermane të Baden Wurttemberg dhe Akademia e Bad Wildbad, Gjermani. Strasburg- Bad Wildbad, Qershor 2008. Certifikikuar per ndjekjen e programit prej 25 orësh me temë: “Edukimi ndërkulturor”, CoE 2008-13.0.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button