☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.96 ▲2.33%
ARI 4,493 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,757 ▲ +0.25% ETH $2,015 ▲ +0.55% XRP $1.3426 ▲ +0.52% SOL $82.7700 ▲ +0.29%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.96 ▲2.33 % ARI 4,493 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Era e ngrohtë nga Saharaja, mot i keq dhe probleme në porte

Këtë mengjes, i gjithë vendi ynë është prekur nga rryma të ngrohta jugperëndimore, që sollën me vete dhe rërën sahariane.

Sipas redaksisë së motit në Top Channel, kjo situatë solli dhe rritje të ndjeshme të temperaturave të mëngjesit, me vlera nga 15 gradë në qytetin e Kukësit, deri në 20 gradë në Vlorë.

Erërat e fuqishme në këtë qytet kanë arritur shpejtësi deri 20 m/s, ndërsa dallgët arrijnë fuqinë 7-8 ballë në det të hapur. Përkeqësimi i motit ka sjellë pasoja për transportin detar si dhe për peshkarexhat. Nisja e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi është shtyrë për shkak të motit të keq.

Moti i keq ka shkaktuar vonesa njëorëshe në mbërritjen e trageteve edhe në Portin Detar të Durrësit. Mëngjesin e sotëm, dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur me një orë vonesë për shkak të detit të trazuar. Anijet e peshkimit kanë pezulluar daljet e tyre për gjueti në det, gjë që është ndjerë dhe në tregun e peshkut.

Burime nga Kapiteneria e Durrësit bëjnë të ditur se në det të hapur era fryn në drejtimin jug-perëndim me shpejtësi 15 m/s dhe deti regjistron forcën 6 ballë. Këtë paradite, përveç mbërritjes me vonesë të trageteve në port për shkak të motit, udhëtarët e linjës janë përballur dhe me vonesa të theksuara në përpunimin e tyre.

Ikja e energjisë elektrike ka shkaktuar probleme në funksionimin e sistemit kompjuterik TIMS.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.