roze
Era Istrefi, kontratë më gjigantët e muzikës
Era Istrefi së fundi ka nënshkruar kontratë me kompanitë e njohura muzikore në botë, Ultra Music dhe Sony.
Kënga “Bon Bon” i solli shumë fat këngëtares, e cila tashmë është pjesë e dy kompanive ndërkombëtare.
E ndërsa po përgatitet për realizimin e një albumi që do të lançohet në botë, Era ka nisur që tani të bëhet e famshme jashtë trojeve shqiptare.
Kënga e saj “BonBon” tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të Ultra Music në Youtube, i cili ka më shumë se 5.6 milionë ndjekës.