Bota

Erdoan: Në Gaza po vdes edhe ndërgjegjja njerëzore

erdoan-n-euml-gaza-po-vdes-edhe-nd-euml-rgjegjja-njer-euml-zore_hdNë asnjë vend të botës, në asnjë periudhë të historisë nuk është parë e njohur si vetëmbrojtje një sulm i tillë i padrejtë, i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm që bën Izraeli sot në Gazë, tha kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një aktivitet organizuar mbrëmë nga Kryesia e Degës së Partisë AK në Stamboll.

Kandidati për president dhe kryeministri Recep Tayyip Erdogan tha se njerëzimi në Gaza ka vdekur, “ndërgjegjja njerëzore po jep shpirt në Gaza’. Ndërsa shtoi se “në asnjë vend të botës, në asnjë periudhë të historisë nuk është parë e njohur si vetëmbrojtje, si e drejtë për t’u mbrojtur një sulm i tillë i padrejtë, i pamëshirshëm dhe i pandërgjegjshëm”.

Erdogan mbrëmë mori pjesë në ceremoninë e shkëmbimit të urimeve të Bajramit të Ramazanit, organizuar nga Kryesia e Degës së Partisë AK në Stamboll.

Në fjalën drejtuar pjesëmarrësve në këtë aktivitet Kryeministri Erdogan theksoi se për shkak të sulmeve të Izraelit Gaza nuk e ka festuar dot Fitër Bajramin.

Erdogan përshëndeti dhe u uroi bajramin fëmijëve të Gazës duke dëshiruar nga zemra që bajramet e tjera të jenë bajrame të vërteta për fëmijët e Gazës, të cilët sot nuk kanë mundësi të mbledhin karamele, të shkojnë e të luajnë në parqe, që nuk mbledhin do të holla e që nuk marrin dot dhurata për bajram, që humbasin duart dhe këmbët për shkak të mungesës së ndihmës mjekësore.

Përkundër vdekjes së 3 civilëve çifut në sulmet e Izraelit kanë humbur jetën rreth 1 mijë e 100 civilë palestinezë, tha Erdogan, ndërsa shtoi se Izraeli përpiqet ti tregojë botës si të ligjshme masakrën, gjenocidin që po realizon duke parashtruar si pretekst raketat e Hamasit.

Nga bashkësia ndërkombëtar Kryeministri Erdogan kërkoi që të vihet në lëvizje dhe të reagojë ndaj dramës në Gazë, shkruan TRT shqip.

Në fjalën e tij Recep Tayyip Erdogan përgëzoi organet dhe institucionet e ndryshme, në mesin e të cilave bën pjesë edhe Radio-Televizoni i Turqisë (TRT), bashkë me organizatat e shoqërisë civilë dhe shoqatat e vullnetarëve për përpjekjet e tyre të mundimshme që janë duke bërë në lidhje me Gazën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button