Bota

Erdoğan: Duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur sot në një takim sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ku kanë diskutuar për çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan në takimin me Mattis krahas vendosmërisë në luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste kryesisht DEASH dhe PKK, ka theksuar se duhet të mbrohet integriteti territorial i Sirisë dhe Irakut. Dhe në këtë kuadër ka theksuar se do të jetë një hap i gabuar vajtja në referendum e qeverisë rajonale kurde të Irakut.”

Gjithashtu bëhet e ditur se Erdoğan ndër të tjera ka shprehur edhe shqetësimet e Turqisë në lidhje me mbështetjen që SHBA-ja i jep PYD/PKK-së. Duke tërhequr vëmendjen se vendbanimet e pastruara nga DEASH-duhet ti lihen popullatës lokale, Erdoğan, ka cekur edhe rëndësinë e mbështetjes së mekanizmit që synon formimin e “zonave jokonfliktuale” në Siri.

Në takimin ku është diskutuar për luftën e përbashkët në malet Kandil dhe Sinxhar në Irak kundër elementëve të PKK-së, dhe bashkëpunimi në fushën e industrisë së mbrojtjes, mësohet se është nënvizuar se Turqia dhe SHBA-të janë partnerë strategjikë dhe dy aleatë të rëndësishëm në NATO.”

Bëhet e ditur se takimi i presidentit Erdoğan me sekretarin Mattis në rezidencën presidenciale në Ankara ka zgjatur rreth 1 orë e 10 minuta.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, kreu i shërbimeve inteligjente (MIT), Hakan Fidan dhe zv/sekretari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button