☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,621 ▼1.29%
DOW 52,065 ▼0.53%
NASDAQ 25,624 ▼2.14%
NAFTA 104.35 ▲2.3%
ARI 3,916 ▼2.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,794 ▼ -5.56% ETH $2,222 ▼ -5.36% XRP $1.2348 ▼ -5.39% SOL $94.2200 ▼ -7.56%
S&P 500 7,621 ▼1.29 % DOW 52,065 ▼0.53 % NASDAQ 25,624 ▼2.14 % NAFTA 104.35 ▲2.3 % ARI 3,916 ▼2.87 % S&P 500 7,621 ▼1.29 % DOW 52,065 ▼0.53 % NASDAQ 25,624 ▼2.14 % NAFTA 104.35 ▲2.3 % ARI 3,916 ▼2.87 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Erdoğan: Marrëveshjet e Turqisë me FMN-në, punë e së kaluarës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se epoka e Turqisë që merr kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) është larguar prej kohësh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia e mbylli kapitullin e FMN-së në maj të vitit 2013 dhe me dëshirën e Zotit, ai nuk do të rihapet”, tha Erdoğan para grupit parlamentar të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdoğan kritikoi pretendimet e partisë opozitare Republikane Popullore (CHP) se Turqia do të kërkojë të negociojë me FMN-në pas zgjedhjeve vendore të caktuara më 31 mars.

“Është e qartë se kush ka shkuar në FMN. Ata që kanë mentalitetin e CHP-së, ata kanë shkuar në FMN”, tha Erdoğan.

Rreth gjashtë vite më parë, Turqia pagoi gjithë borxhin e saj tek institucioni ndërkombëtar i huadhënies.

Erdoğan po ashtu tha se aksionet e CHP-së në huamarrësin privat të Turqisë Isbank do të transferohen në Thesarin e shtetit, duke theksuar se “Ky parlament do ta marrë atë vendim së shpejti”.

Pas vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut në vitin 1938, themeluesit të Republikës turke, 28,1 për qind e aksioneve të tij në Isbank iu transferuan CHP-së.

CHP-ja nuk merr asnjë pjesë të fitimeve nga Isbank, por ka katër vende në bordin e saj administrativ.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.