Bota

Erdoğan më 8 prill vizitë në Moskë, takimi i nivelit të lartë Turqi-Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, më 8 prill do të udhëtojë në Rusi për të marrë pjesë në takimin e 8-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Rusisë.

Siç bën të ditur Presidenca e Turqisë, në takimin e 8-të të këtij Këshilli të cilin do ta kryesojnë presidentët Erdoğan dhe Putin, do të marrin pjesë edhe ministra dhe zyrtarë tjerë nga të dy vendet.

Theksohet gjithashtu se gjatë takimit në fjalë, do të ketë një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë, por temë e bisedimeve do të jenë edhe çështjet rajonale dhe globale. Në takim pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh dypalëshe.

Në kuadër të takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi, Erdoğan dhe Putin do të takojnë edhe përfaqësuesit e sektorit të biznesit nga të dy vendet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button