☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,627 ▼1.21%
DOW 52,155 ▼0.36%
NASDAQ 25,611 ▼2.19%
NAFTA 103.87 ▲1.83%
ARI 3,944 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,788 ▼ -4.22% ETH $2,217 ▼ -4.64% XRP $1.2371 ▼ -4.17% SOL $94.8800 ▼ -5.63%
S&P 500 7,627 ▼1.21 % DOW 52,155 ▼0.36 % NASDAQ 25,611 ▼2.19 % NAFTA 103.87 ▲1.83 % ARI 3,944 ▼2.18 % S&P 500 7,627 ▼1.21 % DOW 52,155 ▼0.36 % NASDAQ 25,611 ▼2.19 % NAFTA 103.87 ▲1.83 % ARI 3,944 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Erdoğan pas takimit me Grabar – Kitaroviç: Marrëveshja e Dejtonit nevojitet të rishikohet

Marrëveshja e Dejtonit detyrimisht duhet të rishikohet meqë është bërë e qartë se në periudhën e deritanishme nuk arriti të sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës, deklaroi dje në Ankara presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit me presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u adresua në konferencën për gazetarë pas takimit me Grabar – Kitaroviç, e cila dje qëndroi për vizitë në Turqi.

Një nga temat që interesoi gazetarët është edhe komenti i Erdoğanit në kontekst të zgjedhjes së Zheljko Komshi për anëtar të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga radhët e popullit kroat, në zgjedhjet e tetorit, temë mbi të cilën edhe Zagrebi zyrtar shpalosi pakënaqësinë e saj duke e përcjell madje edhe në Parlamentin Evropian.

“Respektojë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të BeH-së dhe dëshirojë të theksojë rëndësinë e unitetit të të gjithë popujve në këtë vend”, porositi Erdoğan.

Erdoğan shtoi se popujt në BeH duhet të shikojnë njëri-tjetrin me sytë e paqes, si të jetë vendi i tyre, Turqia në këtë po ndihmon.

Presidenti turk ka folur edhe për takimin trilateral Turqi-BeH-Kroaci dhe tha se për këtë takim trilateral do të jetë i mundur të flitet hollësisht pas krijimit të qeverisë në BeH.

“Marrëveshja e Dejtonit detyrimisht duhet të rishikohet. Është shumë e qartë se Marrëveshja e Dejtonit në periudhën e deritanishme nuk ka sjellë zgjidhje për ardhmërinë e Bosnjë e Hercegovinës”, nënvizoi Erdoğan.

Lidhur me këtë, Erdoğan theksoi se nevojitet përfshierja aktive e OKB-së lidhur me BeH-në dhe Marrëveshjen paqësore të Dejtonit, gjegjësisht revizionin e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.