☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.82 ▼3.82%
ARI 4,544 ▲3.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,643 ▼ -0.38% ETH $2,158 ▲ +0.39% XRP $1.4160 ▼ -1.01% SOL $91.0300 ▼ -0.45%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.82 ▼3.82 % ARI 4,544 ▲3.22 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.82 ▼3.82 % ARI 4,544 ▲3.22 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Erdoğan: Porosia e sistemit rus S-400 do të arrijë muajin e ardhshëm

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë të pranojë porosinë e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 në muajin korrik, raporton Anadolu Agency (AA). “Sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që i kemi porositur, shpresojmë të fillojmë t’i marrim muajin e ardhshëm”, i tha presidenti Erdoğan grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai tha se çështja e sistemit të mbrotjes S-400 lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e sovranitetit të Turqisë. “Ne nuk do të hedhim hap prapa nga kjo”, theksoi Erdoğan. Tensionet midis SHBA-ve dhe Turqisë janë përshkallëzuar në muajt e fundit lidhur me blerjen e sistemit të mbrojtjes S-400, për të cilën Washingtoni thotë se do të rrezikonte rolin e Turqisë në programin e fluturimit F-35 dhe mund të shkaktonte sanksione.

Pas përpjekjeve të dështuara për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankaraja në vitin 2017 vendosi të blejë sistemin S-400 nga rusët. Zyrtarët amerikanë i kërkuan Turqisë të blinte raketat Patriot të SHBA-ve, duke argumentuar se sistemi rus do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozonte programin e fluturimit F-35 ndaj nënshtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia theksoi se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë një kërcënim për Aleancën. Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni për të sqaruar çdo çështje teknike, por SHBA nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.